Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka dhënë paralajmërimin e radhës, pas shfaqjes së variantit të ri të virusit në Britaninë e Madhe. Nisur nga fakti që janë mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe, Spahiu paralajmëron se hezitimi i Shqipërisë për ta marrë këtë vendim, do të jetë fatal.
Rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe, gati janë mbyllur të gjitha. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, varianti i ri i virusit Corona është deri në 70% më infektues se format e njohura.
Për këtë rajon, autoritetet vendosën ndalim qarkullimin dhe udhëtimin. “Ky variant është jashtë kontrollit dhe ne duhet ta vendosim sërish nën kontroll”, është shprehur ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock për BBC.
Marrë shkas nga kjo situatë, Spahiu shkruan se i gjithë globi është mobilizuar, e ndërsa Shqipëria nuk ka dhënë asnjë shenjë.
Statusi
BE mbyll kufijtë me Anglinë. Shqipëria JO.
Hezitimi mund të jet fatal…. Do ja dëgjojmë “krismën”.