Duke marrë shkas nga situata e pandemisë, Komiteti i Ekspertëve ka marrë vendimin për shtrëngim masash. Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:30 deri në orën 06:00 nga 24 dhjetori deri më 4 janar.
Këto masa do të jenë në fuqi gjatë këtij afati kohor, dhe më pas do të rikthehet fasha e orarit ekzistent.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se situata në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, por këto masa janë për të shmangur një rrisk të mundshëm.
Manastirliu, në një deklaratë për mediat përcolli vendimin më të fundit së vendi ynë ka pezulluar fluturimet me Britaninë. Kjo duke marrë shkas nga situata më e fundit me variantin e ri Corona.
“Pas analizës së situatës nga Komiteti i Ekspertëve, në përfundim të javës së 51 të epidemisë nga vlerësimi i kryer gjatë javëve të fundit ekziston 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur qëndrueshmëri. Përqindja e shtretërve të zënë është 25.3 %, ekspertët vlerësojnë se situata paraqet qëndrueshmeri duke treguar dhe impaktin e masave të marra por kjo situatë ka ende nevojë për vlerësim dinamik. Pasi zbatimi i masave mbetet i rëndësishëm për përhapjen e virusit.
Jemi dhe do të vijojmë që të jemi në gaditshmëri të plotë. Nga sot siç të gjithë jeni të informuar ka nisur testimi i shpejtë që është shtrirë në 6 pika në Tiranë dhe në disa qytete të tjera dhe në spitalet rajonale, ku përveç testimit klasik ka nisur dhe ai i antigenit.
Duke qenë se jemi në një periudhë festash, duke pas parasysh rrezikshmërinë kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga data 24 dhjetor; do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja deri në oren 22:00 rikthehet me 5 janar.
Kufizim i aktivitetit të restoranteve, fast food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar nga data 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithashtu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin levizjet e panevojshme”, ka thënë ajo.