Dashi
Të gjithë ata persona që janë në një lidhje këtë të shtunë do të kenë një nga takimet më të veçanta me partnerin e tyre. Gjithashtu ju të dashuruar sot do të ndiheni gati për të hedhur hapa seriozë përpara. Një fundjavë tepër e këndshme do të jetë nëse e kaloni afër miqve të vërtetë. Shfrytëzojini këto ditë pushimi pasi ditë të ngarkuara ju presin përpara.
Demi
Sot intuita nuk do t’ju lërë në baltë. Do të arrini që me sukses të mësoni taktikat e armikut dhe më pas të mbroni veten tuaj. Disa probleme në familje do t’ju shkaktojnë stres dhe ankth, prandaj këshilla kryesore për ju sot të dashur dema është që çdo gjë të merrni me qetësi. Me financat nuk do të keni probleme të mëdha.
Binjakët
Do të jetë një ditë e mbarë kjo për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Do të vlerësoni çdo gjë me kujdes, duke shpresuar se do kaloni pengesat që do ju dalin para. Në lidhje me çështjet ekonomike, çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Sa i përket dashurisë, diçka e re duket në sfond.
Gaforrja
Si fundjavë që është, ajo çfarë duhet të bëni është të pushoni dhe të qetësoheni. Nëse nuk i jepni vetes më shumë energji, çdo gjë do të përkthehet në stres dhe ankth dhe kjo gjë më pas do të shkaktojë dhe probleme në punë. Partneri sot do t’ju surprizojë në mënyrën që vetëm ai di ta bëjë. Me padurim po prisni të zbuloni se çfarë dhuratë ka menduar ai për ju, tregohuni të qeta dhe prisni mbrëmjen.
Luani
Ditë e mbushur me adrenalinë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Largohuni nga ambienti i zakonshëm, për të zgjeruar njohuritë tuaja diku tjetër. Mendja juaj mund të shkojë në disa drejtime të ndryshme. Drejtojeni energjinë drejt projekteve që kërkojnë intelekt. Ndihuni të lirë që të pushoni atëherë kur doni.
Virgjëresha
Sot do të gjeni veten dukë këshilluar shumë persona afër jush të cilët vijnë tek ju për simpatinë që ju karakterizon. Do të keni nevojë që të shpenzoni sa më shumë kohë me personin e zemrës. Shkoni në një darkë romantike dhe shijoni lidhjen që keni. Disa projekte të reja do ju përfshijnë në shumë çështje që asnjëherë nuk e kishit menduar që do të përfshiheshit.
Peshorja
Sot është një ditë pak nervoze kur mund të humbni durimin: këshilla është ta lini të shkojë, të jeni më të qetë, sepse gjërat do të rregullohen së shpejti. Sa i përket punës, ju sot do të detyroheni të bëni disa zgjedhje të vështira. Mundohuni të afroheni me njerëz të këndshëm, të cilët do t’ju sigurojnë dhe do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.
Akrepi
Parashikohet një ditë mjaft e mirë me Afërditën nga njëra anë dhe me Hënën që sot ju sjellin stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të tregoheni më të vendosur në hapat që do të hidhni. Kujdes, sot dikush ju mban nën vëzhgim. Do të përballeni me një moment në të cilin do të duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.
Shigjetari
Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur, dhe nuk do të keni atë elasticitet që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin. Dëshironi të thoni diçka, por për arsye të caktuara nuk po arrini të gjeni fjalët duhura. Mos u bëni merak. Gjuha juaj e trupit flet më shumë se çdo fjalë që po kërkoni dhe ata që keni rreth e rrotull do ta dinë se çfarë po thoni.
Bricjapi
Do të kaloni disa zënka dhe do t’ia dilni të tejkaloni të gjitha pengesat që ju ndalojnë të merreni vesh me partnerin. Mos i lini pas dore çështjet private për të dëgjuar dhe për të ndihmuar një person që ju kërkon ndihmë. Do të jetë shumë e vështirë që të qëndroni të qetë përgjatë 24 orëve të fundit, megjithatë është pikërisht kjo që duhet të bëni. Dikush duhet të ruajë qetësinë dhe nëse e bëni, do të fitoni reputacionin e njeriut të matur e inteligjent.
Ujori
Ndonjë zënkë më shumë dhe klima dashurore do të ndikohet ndjeshëm. Do të jetë më mirë t’i kontrolloni reagimet tuaja të gjaknxehtësisë. Qëndrimi që keni pasur kohët e fundit ka qenë tepër pozitiv dhe bëni mirë të vijoni me të njëjtën sjellje. Të tjerët mund t’ju akuzojnë se po injoroni lajmet e këqija, por mos harroni se gjërat në të cilat fokusoheni ju japin energjinë.
Peshqit
Plutoni jo shumë miqësor do t’ju kujtojë se duhet të ndërtoni marrëdhënie të karakterizuara nga ekuilibri i duhur midis rastësisë dhe vetëkontrollit. Vazhdoni të hani në mënyrë të shëndetshme, duke zgjedhur me saktësi ushqime të cilësisë së mirë. Sot bëni mirë të shkoni dikur dhe qëndroni vetëm pasi vërtet keni nevojë të qetësoheni dhe të mblidhni fuqitë.