Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Bledi Çuçit në krye të Ministrisë së Brendshme. Me tone ironike, ai shprehet se kreu i qeverisë nuk zhgënjeu as këtë herë.
Maliqi argumenton arsyet e kësaj lëvizje, duke thënë se kryeministrit nuk i intereson që të zgjedhë një komandant të vërtëtë, pasi sipas tij, ai është komandanti i të gjithëve. E për rrjedhojë, sipas deputetit, hoqi një kukull dhe vuri një kukull, ku urdhrat i jep vetëm Rama.
Ai është i mendimit se kryeministri Rama bën çfarë ka në mëndjen e tij, dhe se ministrat janë thjesht nën udhrat e tij. Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar dje vendimin për pasardhësin e Sandër Lleshajt, duke e zhvendosur Çuçin nga ministria e Bujqësisë tek ajo e Rendit.
Statusi
Ramziu nuk zhgënjeu as këtë herë; Hoqi Lleshin e ushtrisë, vuri preshin e bujqësisë!
Të dashur miq!
Kryetari i Rilindjes 8-vjeçare, pasi rrotulloi e rrotulloi dorën në tasin me gogla, ‘rastësisht’ mbeti sërish brenda FAMILJES.
Edhe pse Ministria e Brendshme është dikaster shumë i rëndësishëm i një shteti, dhe aq më tepër që në qeverisjen e Rilindjes, ky ka qenë institucioni më i komentuar, Ramziut nuk i intereson shumë të zgjedhë një komandant të vërtetë, pasi është vetë komandanti i të gjithëve dhe i të gjithave.
Kështu që, hoqi një kukull, vuri një kukull.
Të gjithë grinë sallatë kot duke artikuluar përditë emra të mundshëm për të marrë Ministrinë e Brendshme, aq më tepër në kohë të tensionuara si këto, por Ramziu zgjodhi atë që nuk i shkonte mendja as dreqit, dhe po dreqi e di se çfarë lidhje ka ky njeri me Ministrinë e Brendshme, me Policinë etj etj.
A thua ndriti bujqësinë ky dhe erdhi të ndriçojë Ministrinë e Brendshme.
Ky ashtu siç i helmoi shqiptarët me produktet me hormone, ashtu do vazhdojë ti helmojë, por këtë herë me gaz lotsjellës, sa herë që të ngrihen kundër shefit të tij.
Ramziu ka 8 vite që riciklon e pasuron të njëjtët, dhe sigurisht këtë kategori e ka shumë besnikë, që nesër të mos i nxjerrin të zezat, dhe kjo është një arsye e fortë pse ky njeri i beson detyra të rëndësishme njerzëve që gjithë jetën janë karakterizuar nga neutraliteti, dhe nuk ka më keq dhe më joproduktive se sa kjo lloj qasjeje, sidomos në qeverisje.