Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A reduktohen më shpejt tek burrat sesa gratë antitrupat e Covid-19?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
A reduktohen më shpejt tek burrat sesa gratë antitrupat e Covid-19?

Në përpjekjen globale për të mposhtur pandeminë e Covid-19, vëmendja e ekspertëve është e përqendruar tek aftësitë e sistemit tonë imunitar për të gjeneruar antitrupa. Antitrupat janë një nga armët kryesore të trupit tonë kundër viruseve, të krijuara enkas për të njohur proteina specifike në sipërfaqen e një virusi, dhe për të nisur procese që në fund e neutralizojnë dhe vrasin virusin.

Një zbulim i papritur u raportua kohët e fundit nga një studim francez. Studimi ekzaminoi antitrupat e SARS-CoV-2 në gjakun e pjesëtarëve të një stafi spitalor, që kishin rezultuar pozitiv ndaj koronavirusin dhe që po shfaqnin simptoma të lehta.

Duke analizuar 2 mostra nga secili person, të marrë disa muaj larg njëra-tjetrës, ekspertët ishin në gjendje të përcaktonin se sa shpejt zbehen nivelet e antitrupave pas infeksionit, dhe cilët faktorë ndihmonin tek kjo rënie.

Studimi zbuloi se antitrupat që e njohin proteinën që gjendet në sipërfaqen e SARS-CoV-2, bien më shpejt tek burrat sesa tek gratë. Ndërsa këto nivele binin, po kështu ndodhte edhe me aftësinë e trupit për ta neutralizuar virusin.

Megjithëse studimi analizoi efektin e faktorëve moshë dhe indeksit të masës trupore (BMI), asnjë nga këto variabla nuk shoqëroheshin me një rënie më të shpejtë të antitrupave, apo të kishte lidhje me efektin që vërehej tek burrat. Studimi analizoi edhe antitrupat specifikë, siç janë proteina nukleokapsid të SARS-CoV-2.

Edhe këto u zhdukën nga gjaku me kalimin e kohës. Por ndryshe nga antitrupat e proteinave në formën e gozhdës që veshin nga jashtë koronavirusin, nuk kishte asnjë ndryshim në këtë rënie midis burrave dhe grave. A nënkuptojnë këto zbulime, se imuniteti ndaj mundësisë së ri-infektimit zhduket më shpejt tek burrat, dhe se gratë janë më të mbrojtura nga Covid-19 për një kohë më të gjatë?

Jo domosdoshmërisht. Një vëzhgim nga afër i të dhënave, zbuloi se në fund të studimit, nuk kishte asnjë ndryshim midis niveleve të antitrupave tek burrat dhe gratë. Shkalla më e shpejtë e rënies tek burrat, ndodhte pasi nivelet e tyre të antitrupave, nisnin në një pikë fillestare më të lartë.

Meqë nivelet e antitrupave tek burrat nuk kishin rënë më pak se ato tek gratë pas 6 muajsh, nuk ka asnjë tregues se ata janë më pak të mbrojtur. Gjithsesi, studimi në fjalë ngre disa pyetje intriguese. Ne e dimë tashme se të moshuarit, ata me një BMI më të lartë, dhe burrat janë më të rrezikuar nga simptomat e rënda të COVID-19, dhe se reagimet më të forta të antitrupave shihen tek pacientët që kanë pikërisht një formë më të rëndë të sëmundjes.

Në fakt, studimi francez raportoi se secila prej këtyre tipareve klinike ose biologjike, lidhej me nivele më të larta të antitrupave menjëherë pas infektimit, dhe kjo sugjeron që këta pacientë kanë vuajtur ndoshta nga forma më të rënda të Covid-19.

Po nëse nivelet më të larta të antitrupave ruhen për më gjatë tek ata që kanë pasur një infeksion më të rëndë, pse kjo nuk ndodh tek burrat në studimin francez? Antitrupat prodhohen nga qelizat imune, të quajtura qeliza plazma, që nga ana e tyre zhvillohen nga qelizat e njohur si limfocitet B.

Dhe ne e dimë se që të zgjasin reagimet e anti-trupave, është thelbësore që qelizat plazmatike të jenë në gjendje të qëndrojnë të gjalla për një kohë të gjatë, në një formë të veçantë të njohur si Qelizat Plazmatike me Jetë të Gjatë, ose LLPC.

Ne nuk i kuptojmë ende plotësisht faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e LLPC. Ka të ngjarë që aty të përfshihen karakteristikat e vetë LLPC-ve, si dhe faktorët kontribues nga mjedisi i tyre. Këta faktorë mund të ndryshojnë midis burrave dhe grave.

Për shembull, gratë kanë më shumë limfocite B që prodhojnë antitrupa, dhe në përgjithësi prodhojnë më shumë antitrupa. Prandaj mund të ndodhë që gratë të kenë një përgjigje më të efektshme “të matur” ndaj SARS-CoV-2, ndërsa reagimi i meshkujve është më i paqëndrueshëm: në fillim joefektiv, pastaj ekstrem gjatë infeksionit akut të rëndë, por duke u zhdukur më shpejt pasi infeksioni është larguar.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/do-covid-19-antibodies-fade-more-quickly-in-men-than-women-150573

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: antitrupafemratkoronavirusmeshkujt

TË LIDHURA

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve
Bota

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar
Bota

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar

19:14 | 01/12/2025
Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë
Bota

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

18:51 | 01/12/2025
Next Post
“S’do lemë gur pa luajtur”, Rama niset drejt SHBA-së për vaksinën

"S’do lemë gur pa luajtur", Rama niset drejt SHBA-së për vaksinën

Turqia në shtetrrethim gjatë fundjavës

Turqia në shtetrrethim gjatë fundjavës

Irani ‘dridhet’ nga një tërmet 5.2 ballë

Shkundet sërish Turqia, një tjetër tërmet i fortë godet vendin







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com