E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

“S’do lemë gur pa luajtur”, Rama niset drejt SHBA-së për vaksinën

Kryeministri Edi Rama njofton se është nisur drejt SHBA-së, për të siguruar vaksinën anti-COVID. Ai thotë se sigurimi i vaksinës, mbetet prioritet i luftës ndaj pandemisë.

Kreu i qeverisë shqiptare garanton qytetarët, se do të shfrytëzojnë çdo mundësi, që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm, dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës, i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, përfundon Rama mesazhin në Twitter.

Qeveria është angazhuar financiarisht për të qenë pjesë e mekanizmit ndërkombëtar për sigurimin e vaksinës së sigurtë anti COVID.

Më herët, në një takim të organizuar me ekspertë të komitetit në Institutin e Shëndetit Publik, ministrja Manastirliu tha se Shqipëria do të ketë të drejtën të zgjedhë vaksinën më të sigurt, duke u angazhuar financiarisht në një mekanizëm ndërkombëtar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

Mundësia e parë e presidentit të ri amerikan Xho Bajden për të shmangur qasjen shpesh komode të Donald Trump ndaj Rusisë, erdhi vetëm disa...

Rritet numri i viktimave dhe të infekuarve nga koronavirusi në vend

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

Nga: Genc Pollo “Fremdschämen” është një fjalë gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur...

Koronavirusi, Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 shkurt

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë...

“Hakmarrja është e pashmangshme”/ Lideri i Iranit kërcënon Donald Trump-in

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e...