Nuk kanë të ndalur tërmetet. Pas atij të raportuar gjatë mesditës së sotme në Greqi, është ndjerë një lëkundje e fortë në Maqedoninë e Veriut.
Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, ka goditur Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti ka rënë 8 kilometra në qytetin e Shkupit. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Kosovë. Nuk ka raportime për dëme materiale.
Pak më herët u ndje një tërmet në Greqi me magnitudë 5.2 të shkallës rihter. Tërmeti ra në afërsi të Athinës, por edhe aty nuk u raportua për dëme.