E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Ngjela: Amerikanët iu kanë gjetur shuma të mëdha parash politikanëve shqiptarë

Vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare do të komunikohet zyrtarisht më 7 dhjetor, por shpresat tashmë janë krejt të vakëta për Shqipërinë, pas komunikimit të Merkel, e cila u shfaq e pabindur për arritjet dhe detyrat e Shqipërisë.

Për këtë zhvillim, foli në ”A2” avokati Spartak Ngjela, për të cilin negociatat me Bashkimin Europian do të hapen vetëm kur të nisë lufta kundër korrupsionit.

“Nuk janë përmbushur të gjitha detyrat, nuk ka filluar lufta kundër korrupsionit. Të hapësh negociatat me BE duhet të fillojë investimi i nivelit të gjerë. Si mendoni ju, me këtë korrupsion BE do të investojë që paratë t’i fusin në xhep të korruptuarit? E gjithë çështja është se këtu nuk ka filluar lufta antikorrupsion në nivele të larta, kjo është “Thembra e Akilit”. Nëse kjo nuk ndodh, asnjëherë nuk do të jemi afër Europës. Shkaku është niveli i lartë i korrupsionit dhe mospërfundimi i reformës në drejtësi.

Këtu nuk mund të fillojë investimi i BE, kur ata e dinë që këtu 90% e klasës politike është e korruptuar. Le të fillojë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme dhe do të shikoni që negociatat do të hapen menjëherë. BE e pësoi me Rumaninë dhe u pendua”, u shpreh Ngjela.

Më tej, Ngjela u shpreh se ka informacione që amerikanët kanë gjetur edhe shuma të mëdha parash në kompani “offshore” të politikanëve shqiptarë dhe faktet do të dalin nëse ata nuk do të tërhiqen.

“Nuk ekziston vullneti, por duhet të dimë se sa forcë do të ushtrojë politika amerikane. Politika e BE nuk ka forcë në Shqipëri dhe për këtë duhet të jemi realist. Ambasadorja amerikane ka shumë vullnet politik për të realizuar reforma, por duhet të jetë më e ashpër. Në rast se klasa e lartë politike e korruptuar në të vetën nuk tërhiqet, nuk ngelet gjë tjetër për politikën amerikane për t’iu hapur faktet. Duhet të kemi parasysh që fakti është kryesori që shqetëson opinionin publik në Shqipëri. Unë mendoj se politika perëndimore do të shkojë edhe këtu. Do të hapin letrat, i kanë të gjitha faktet e korrupsionit shqiptar. Sipas informacioneve që kam unë, u kanë gjetur edhe shuma të mëdha parash në kompani ”offshore”, tha ai.

Lexo edhe :   Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....