Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyshi s’e dërgonte në spital nipin e sëmurë, s’i blinte ilaçe por i jepte kos

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Gjyshi s’e dërgonte në spital nipin e sëmurë, s’i blinte ilaçe por i jepte kos

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Antigona Hoxha, 33 vjeç, nga Burreli e cila jeton me qira në Durrës. Ishte 25 vjeçe kur e martuan me shkuesi me dikë nga qyteti i Korçës. Marrëdhënia e tyre ishte jo shumë e mirë. Sollën në jetë një djalë i cili sot është 6 vjeç.

Kur djali ishte 1 vjeç, kishte probleme me përqëndrimin dhe e çuan tek një mjek në Korçë, i cili u kërkoi t’i bënin një ezhe në tru sepse dyshohej për elementë të spektrit të çrregullimit të sjelljes.

Por ish-bashkëshorti i Antigonës ishte i pakujdesshëm dhe indiferent, dhe nuk pranoi ta çonin djalin për kontroll tjetër. Ai ndikohej nga prindërit e tij, kur djali kishte nevojë të shkonte në spital, ata nuk e dërgonin dhe nuk i blinin ilaçet e nevojshme. Madje që 3 muajsh ata i jepnin për të ngrënë kos dhe makarona me ujë, nuk i blinin ushqimet që i duhej një fëmije në atë moshë.

Antigona: Unë jam nga Burreli por jetoj në Durrës.

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Antigona: 33 vjeç.

Mirela Milori: Kur je martuar?

Antigona: Në Janar të 2014, u martuam me shkuesi. Isha 25 vjeç.

Mirela Milori: Bashkëshorti ku punonte?

Antigona: Në Korçë, ai merreshe me tokat.

Mirela Milori: Si ishte martesa?

Antigona: Fillimisht mirë derisa lindi djali, pastaj më mbrapa vazhduan problemet. Pas 2-3 muaj i nisën djalit Fabiolit temperaturat dhe asnjëherë nuk e dergonin në spital, i jepnin vetëm paracetamol.

Mirela Milori: Kush?

Antigona: Familja e bashkëshortit, nuk e dërgonin në spital. Unë nuk kisha asnjë të ardhur, nuk më jepnin lekë që ta dërgoja. Ai bënte çfarë t’i thoshin prindërit. Vjehrri menaxhonte anën ekonomike të shtëpisë.

Mirela Milori: Po me vjehrrën si ishe marrëdhënia?

Antigona: Jo mirë. Unë kam tipin që kur thonin diçka, shkoja qaja tek dhoma, nuk i kam kthyer asnjëherë fjalë. I thoja ndonjëherë që do iki, sepse nuk shtyhet më, dhe ata thoshin s’ke ku të ikësh. Me njerëzit e mi e kam diskutuar dhe më thoshin hë se do ndyshojë, do ndryshojë. Kur djali im doli me anemi të përqindjes së lartë, ata nuk i kanë marrë një ilaç, 18 mijë lekë bënte dhe nuk ia morën.

Mirela Milori: Pse?

Antigona: Justifikoheshin e thoshin nuk kemi lekë, por unë e dija shumë mirë që kishin.

Mirela Milori: Po ti çfarë i the?

Antigona: Nuk kisha çfarë t’i thoja, isha atje. Një herë kur isha tek mami, ia mori mami im. Djali ishte 6 muajsh kur kishte anemi. Djali vetëm kos hante, sepse ata nuk i blinin asnjë gjë për të ngrënë, nuk kishin asnjë ushqim, vetëm kos dhe kur shkuam tek doktori më thanë se çfarë i jep këtij fëmije. /tvklan.al

Tags: Antigonahistoria imemirela milori

TË LIDHURA

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci
Aktualitet

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

17:48 | 16/07/2025
Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

16:40 | 16/07/2025
Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë
Aktualitet

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Next Post
“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

"Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Luhatje të përgjithshme për valutat e huaja. Forcohen Paundi dhe Dollari

Euro pëson rritje, paundi shënon rënie  

Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Pse nuk ndërgjegjësohemi dot për Covid-19

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025




TË FUNDIT

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s
Bota

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

by mirseda
18:47 | 16/07/2025
0

Franca thuhet se nuk planifikon të bashkohet me një iniciativë të mbështetur nga NATO, që vendet evropiane...

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

17:48 | 16/07/2025
Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

17:31 | 16/07/2025
Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

16:40 | 16/07/2025
Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com

iiq_pixel