Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale”

Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte një nga teatrot e Luftës së Ftohtë, sot është Kina ajo që ka marrë skeptrin në një garë që do të ketë pasoja shkencore, ushtarake dhe të prestigjit në skenën globale.

20 vjet më parë, Kina ishte ende një fuqi e vogël në pushtimin e hapësirës, ​​por sot Pekini po tregon se ka fituar shumë terren. Një sondë kineze, e quajtur “Chang’e 5″, sipas një hyjnie nga mitologjia kineze që jeton në hënë, ndodhet aktualisht në orbitën hënore.

Një pajisje është shkëputur nga moduli, dhe po përgatitet të zbarkojë në një zonë të pashkelur të satelitit tonë. Një krah mekanik do të mbledhë materiale nga tereni hënor dhe më pas do të ngjitet në modul dhe do të rikthehet në tokë.

Nëse operacioni është i suksesshëm, Kina do të bëhet vendi i tretë që e realizon këtë arritje teknike. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, e kanë bërë tashmë 40 vjet më parë, por që nga ajo kohë askush nuk ka qenë në gjendje ta përsërisë.

Hapat e ardhshëm, do të jenë hapat e parë të një kinezi në hënë dhe një bazë e përhershme aty brenda 10 viteve të ardhshme. Edhe pse me vonesë, Kina po e pozicionin veten si një nga fuqitë e mëdha të hapësirës. Në kuadrin e një klime të një rivaliteti të madh në tokë, ky zhvillim nuk është pa probleme.

Në vitet 1990, perëndimorët po i shihnin me indiferencë përpjekjet e Kinës për t’u shfaqur në garën hapësinore. Por në vitin 2003, ata e kuptuan se kishin bërë një gabim kur Pekini dërgoi njeriun e parë në hapësirë, duke u bërë sërish vendi i tretë që e bënte këtë.

Që atëherë është bërë e qartë se Kina ka mjetet e saj për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e teknologjisë hapësinore, duke e shndërruar këtë sektor në një tjetër burim tjetër të krenarisë kombëtare, dhe në një pjesë integrale të “ëndrrës kineze” të Xi Jinping.

Prej kohësh, Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur një farë mosbesimi, ndaj një vendi që deri para disa vitesh nuk ishte ende rivali strategjik që është tani. Uashingtoni ka vënë veton kundër pjesëmarrjes së Kinës në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në të cilin bashkëjetojnë astronautë rusë, amerikanë, evropianë dhe të shumë kombësive të tjera.

Në këto kushte, Kina ka vendosur të ndërtojë stacionin e saj hapësinor. Ngjashëm, kur Pekini zgjodhi t’i bashkohej programit Galileo, GPS-së evropiane, Shtetet e Bashkuara kërkuan vendosjen e disa kushteve.

Për pasojë, kinezët u tërhoqën, dhe nisën krijimin e një sistemi GPS autonom, Beidu, i cili është sot funksional. Shembuj të përpjekjeve kineze dhe të tensioneve gjeopolitike, janë të panumërta. Në mënyrë të pashmangshme, në garën hapësinore të Pekinit ekziston edhe një dimension ushtarak.

Para së gjithash, pasi programi hapësinor kinez menaxhohet nga ushtria, me një dimension strategjik shumë të pranishëm në konceptimin e tij. Ditët e fundit, Kina ka përsëritur se nuk është ajo shkaku i militarizimit të hapësirës.

Por fakti është se në vitin 2007, qeveria kineze i befasoi të gjithë duke treguar se mund të shkatërronte një satelit në orbitë nga toka, dhe të rifillonte një garë të armëve hapësinore në të gjitha kontinentet.

Për amerikanët, rusët, kinezët, francezët dhe të tjerët, hapësira tani është pjesë e strategjisë së mbrojtjes kombëtare. Disa vjet më parë një roman fantastiko-shkencor amerikan, hipotetizoi shpërthimin e një lufte të tretë botërore në hapësirë, me shkatërrimin e rrjetit satelitor GPS nga ana e kinezëve.

Një skenar ky mjaft shqetësues. Kina ka dërguar sondën e saj “Chang’e” drejt një princeshe mitike që ndodhet në hënë, por ajo ç’ka është në lojë është e një natyre tërësisht të ndryshme. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me një grumbull gurësh nga sateliti ynë.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2020/12/01/cina-conquista-luna

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: gare hapesinorehenekina

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Next Post
32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com