E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja.

Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur përmirësime, banorët në Kosovë do të festojnë festat nën masa të tjera.

Kjo konfirmohet nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hoti, Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera shtetërore. Zemaj njofton se kanë rënë dakord për masat e reja që do merren për festat, për të parandaluar një valë tjetër të COVID-19.

Statusi

Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit.

Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunim dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej dhe secili në përgjegjësinë e vet t’i zbatoj detyrat me rigorozitet.

Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti covid.

Bashkë ia dalim!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndryshime në qeveri: Eugena Tomini, zv/Ministrja e re e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Tomini deri më tani...

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...