Kryedemokrati Basha, ka reaguar për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku thuhej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.
Për të, raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, konfirmoi atë që çfarë ka kërkuar opozita prej kohësh, mungesën e mbështetjes financiare për familjet e prekura nga Covid 19 dhe të bizneseve.
Në shenjë këmbane alarmi, kreu i PD-së shprehet se Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo për veten e vetë.
Statusi
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.
Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.