Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Nga ora e shuarjes te recetat/ Mistere për vdekjen e Maradonës, nisin hetimet

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Nga ora e shuarjes te recetat/ Mistere për vdekjen e Maradonës, nisin hetimet

Pas lamtumirës së fundit për Maradonën dhe vendosjes së arkmortit pranë prindërve të tij, është koha për të kërkuar përgjigjet për shumë dyshime rreth asaj që ka ndodhur orët e fundit. Shumë detaje nuk përkojnë me ndërtimin e fakteve nga policia, dhe hetuesit pas dëshmive të mbledhura.

Por, duhen sqaruar edhe ato të ish-mjekut historik të legjendës argjentinase, Alfredo Cahe, i shprehur kundër modaliteteve të zgjedhura për ta ndihmuar pas daljes nga spitali, të cilat i quajti të papërshtatshme, shkruan ”Panorama Sport”.

Ndryshe nga ajo që u mbështet fillimisht, në lidhje me momentin e vdekjes, Maradona nuk ishte zgjuar për të ngrënë mëngjes, por u gjet pa shenja jete nga psikologu dhe psikiatrja që kujdeseshin për të në shtëpi, rreth orës 11:30 mëngjesin e së mërkurës. Kur vdiq ekzaktësisht Maradona? Çfarë e provokoi vdekjen e tij? Dhe, mbi të gjitha, a u bë gjithçka e mundshme për ta shpëtuar?

Ora e vdekjes – Dyshimet e para janë për orën e vdekjes. Mediat folën fillimisht për orën 12:00 (lokale), por hetuesit kanë hipotezuar se Maradona mund të ketë vdekur edhe në mëngjes, mes orës 6 dhe 7. Nga këtu, akuzat e para të avokatit Matias Morla, i cili ngriti dyshime se si askush gjatë natës nuk monitoroi situatën e tij. Në të vërtetë, dëshmia e infermierit të turnit të asaj nate konfirmon hipotezën e parë: “E kontrollova në orën 6:30 përpara se të ndërroja turnin me kolegun dhe pacienti flinte, duke marrë frymë rregullisht”. Dyshimi tjetër i hedhur nga Morla ka të bëjë me ofrimin e ndihmës së parë: “Përse iu desh më shumë se gjysmë ore për të ardhur ambulancës? Është një idiotësi kriminale”.

Por, edhe kjo nuk ka fakte mbështetëse, sepse kërkesa për ndihmë e regjistruar në qendrën e urgjencës dhe orari i ardhjes së 12 ambulancave treguan se reagimi ishte i shpejtë. Mbetet për t’u sqaruar se pse u përhap lajmi se Maradona ishte zgjuar rreth orës 10:30 për të ngrënë mëngjes dhe ishte rikthyer në krevat pasi nuk ishte ndier mirë. Kjo është e pavërtetë. Ai nuk u zgjua kurrë atë mëngjes. Të parët që i telefonuan urgjencës ishin psikologu dhe psikiatrja rreth orës 11:30, të cilët e gjetën pa shenja jete në dhomë.

Por, përpara kësaj, ata i telefonuan një mjeku që jetonte qindra metra larg shtëpisë së Diegos. Ndërsa ai nxitonte të vinte, u telefonua urgjenca. Në kohë të shkurtër erdhi ambulanca e parë dhe ndërsa nisi procedurën standarde të dhënies së ndihmës së parë, e cila kërkon 30-35 minuta, gjatë kësaj tentative të dështuar për ta sjellë në jetë, mbërritën edhe 11 ambulanca të tjera.

Por, për ta rikthyer Maradonën në jetë ishte tepër vonë. Dhe pastaj hetuesja Laura Kapra njoftoi ish-gruan e Diegos, Klaudia Vijafane, për t’i kërkuar të bëhej autopsia sepse ai vdiq i vetëm, pa praninë e askujt për të dëshmuar se çfarë kishte ndodhur. Në hetime po marrin pjesë 12 ekspertë dhe deri tani është konfirmuar se shkaku i vdekjes ishte një infarkt kardiorespirator. Në dhomën e Diegos janë gjetur mbetje ushqimi nga darka dhe disa ilaçe, mes të cilave psikofarmacike me recetë. Por hetimet janë përqendruar mbi të gjitha mbi mënyrën se si ai asistohej.

Përse u la vetëm në dhomë gjatë gjithë natës dhe pse duke parë patologjinë e tij dhe faktin që vinte pas një ndërhyrjeje në kokë, nuk kishte një defribilator në shtëpi? Ndoshta mund të ishte shmangur më e keqja? Ndoshta Maradona ishte lënë në duar të gabuara për të disatën herë? Këtyre dyshimeve do t’u japin përgjigje hetimet.

Tags: ‘Diego Maradonahetimemistervdekje

TË LIDHURA

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”
Sport

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Next Post
A pritet një valë e dytë infektimi? Brataj: Shqipëria është e përgatitur

Brataj paralajmëron: Mund të ketë kufizim oraresh dhe mbyllje në fundjavë

Çfarë mendonin për Shqipërinë e shqiptarët, Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini

Çfarë mendonin për Shqipërinë e shqiptarët, Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini

Rusia i dhuron Serbisë 11 tanke, Vuçiç: Do forcojmë edhe më shumë ushtrinë

Rusia i dhuron Serbisë 11 tanke, Vuçiç: Do forcojmë edhe më shumë ushtrinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com