Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pandemia/ Meta i drejtohet Manastirliut me 11 propozime

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kryemadhi del kundër, Meta shfaqet me maskë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime për përballimin e situatës së Covid-19 në vend, pas konsultimit që pati me disa mjekë, pak ditë më parë.

Kreu i Shtetit, kërkon futjen në përdorim të testeve analitikë të shpejtë, për të shkurtuar kohën dhe uljen e kostove.

Sipas tij, spitalet rajonale duhet të futen menjëherë në funksion, dhe përdorimi i metodës së references PCR e testeve të shpejta duhet të ecë paralelisht.

Ndër të tjera, Meta thekson faktin se vendimet që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to.

11 pikat e propozuara

1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre.

2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.

3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.

4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor

7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.

9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet

10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

Tags: COVID-19edi ramailir metaLetërogerta manastilriushqiperi

TË LIDHURA

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale
Aktualitet

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale

13:15 | 03/03/2026
Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim
Aktualitet

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

13:08 | 03/03/2026
“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve
Aktualitet

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

13:05 | 03/03/2026
Next Post
Origjina e Ditës së Falënderimeve, një ndër festat më të rëndësishme në SHBA

Origjina e Ditës së Falënderimeve, një ndër festat më të rëndësishme në SHBA

Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi

Mjeku: Po fshihen viktimat e Covid-19, qeveria të dënohet

“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale
Aktualitet

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale

by mirseda
13:15 | 03/03/2026
0

Në vijim të njoftimit tonë të datës 7.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

13:08 | 03/03/2026
“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

13:05 | 03/03/2026
Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

13:04 | 03/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com