Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi. Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi, humbi jetën në një aksident në aksin Tiranë-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ra në greminë.
Deputeti Olldashi, baba i 2 fëmijëve, humbi jetën tragjikisht duke u aksidentuar në një prej rrugëve që e ka inauguruar ne kohën kur ka qenë Ministër i Transporteve. Shpejtësia e lartë, terreni i rrëshqitshëm dhe shiu i dendur, kanë qenë shkaqet kryesore që kanë shkaktuar aksidentin që i mori jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Ai është shuar, por kujtimi i tij është rrënjosur thellë tek familjarët e miqtë. Patozi përmes vijës melodike, risjell në kujtesë kujtimet nga miku i tij i ndjerë.