Andi Lila mesazh kreut të Bashkisë Kavajë: Bëhu burrë e kërko falje

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, tashmë pjesë e listave të Partisë Demokratike si kandidat për deputet në Kavajë, është përzënë nga ‘Fusha e Vjetër’ e qytetit teksa jepte intervistë.

Në lidhje me këtë incident reagoi edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Redian Krali. Me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Krali zvogëlon çështjen duke theksuar se veprimi nuk ka prapavijë politike.

Por Andi Lila nuk e ka lënë me kaq, ndërsa ka shprehur indinjatën e tij, me anë të një postimi në Instagram.

Ai shprehet se kreu i Bashkisë duhet të tregojë forcë karakteri, të pranojë urdhrin e gabuar që ju dha vartësve të tij, dhe madje për këtë akt të kërkojë falje. Sipas tij, justifikimi që ka ngritur se ka “shpërqendruar” stërvitjen e ekipit të fëmijëve, është mjeran dhe tregon mangësi intelektuale.

Statusi

Per ty kryetari ilegjitim i Bashkisë Kavajë që paske filluar punë edhe si numërues votash tek PD-ja. Te ftoj të bëhesh burrë siç duhet të jetë një Kryetar Bashkie. Trego forcë karakteri, prano urdhrin e gabuar që ju dhe vartësve të tu dhe për këtë kërko falje: Jo Andi Lilës por qytetarëve të Kavajës të cilër i ndave, me ty e kundër teje. Justifikimi që i bën një urdhri të gabuar nga gabim e kthen në faj .

Justifikimi qê ngre se: paskam penguar “shpërqendruar” stërvitjen e ekipit të fëmijëve është mjeran dhe tregon mangësi intelektuale.

Z.Krajli mos mashtroni pasi me zë e figurë u pa qartë arsyja përse mu kërkua largimi nga fusha e futbollit. Duke u justifikuar me këto argumenta bajate ju jo vetëm nuk po kontribuoni në shuarjen e ndasisë politike që ju keni mbjellë në Kavajë por po i fryni më shumë këtij zjarri. Nuk dua ta zgjas më këtë debat pasi vlerësoj se me bashkëqytetaret e mi Kavajas janë shumë më shumë gjërat që me bashkojnë se ato që më ndajnë dhe aq më pak politika.

Lexo edhe :   Basha takim me qytetarët në Durrës: Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi

Sigurisht që bashkë mund ta sqarojmë këtë çështje edhe në organet ligjore por jam i bindur se në fund fajin do t’ja hidhni vartësve tuaj gjë të cilën e paraprini dhe në postimin tuaj duke thënë se “Kryetari delegon nuk urdhëron “. Unë absolutisht nuk dua që për urdhërat tuaj të paligjshme të penalizohen ata çuna që erdhën të turpëruar pasi unë jam plotësisht i bindur se ata nuk kanë faj pasi kanë zbatuar urdhërin tuaj, pra fajtor jeni vetëm ju.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andi Lila (@andilila)