Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir Xhelili.
Aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili, humbi jetën në moshën 69-vjeçare.
Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.
Disa nga komeditë që ai ka interpretuar, rolet kryesore janë: “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.
Rastet e shtuara me COVID-19, ka detyruar shpesh autoritetet shëndetësore që të apelojnë ndaj qytetëve, për të treguar kujdes të shtuar.
Pandemia është mes nesh, ku çdo ditë merr jetë. Numri i të infektuarve po shtohet frikshëm, duke sjellë edhe mbushjen e spitaleve COVID.