Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Me tampon të falsifikuar në Kakavijë, kjo është mjekja që firmosi ilegalisht

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Me tampon të falsifikuar në Kakavijë, kjo është mjekja që firmosi ilegalisht

Sajmira Laçi është mjekja e cila ka firmosur tamponin e falsifikuar për covid-19 të një 20-vjeçareje, ku kjo e fundit ka tentuar së fundmi të kalojë në doganën e Kakavijës, por është pikasur nga autoritetet greke.

Top Channel ka siguruar tamponin e falsifikuar që duket falsifikimi total i bërë në të dhe ku e vetmja gjë e saktë është firma e mjekes.

Sajmira Laçi, ka mbajtur më parë postin e Drejtoreshës së Shëndetit Publik në Pukë dhe deri vonë ka qenë mjeke në qendrën shëndetësore në Kamëz, ndërsa ka qenë e angazhuar edhe në politikë. Në vitin 2017 ka qenë kryetarja e LSI në Shkodër.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se për falsifikimin e tamponëve është një linjë e koordinuar personash dhe se me këto teste po ikin shumë njerëz nga kufiri edhe me Malin e Zi.

Kujtojmë se së fundmi në doganën e Kakavijës u regjistrua një ngjarje e paprecedentë, ku një 20-vjeçare është kapur me testin e falsifikuar të covid-19. Top Channel mëson se e reja quhet Kostandina Tomaj, ndërkohë që në fletën e printuar prej saj ishte edhe logoja e një laboratori privat i licensuar për kryerjen e tamponëve por që nuk ka lidhje me veprimin e paligjshëm të kryer nga 20-vjeçarja.

Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

Të arrestuarit janë  Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.

Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek. /Top Channel

Tags: falsifikuarmjekëSajmira Lacitampon

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Sërish ditë e zezë për Kosovën/ 14 viktima në 24 orë

Sërish ditë e zezë për Kosovën/ 14 viktima në 24 orë

Raporti i Dick Marty/ Basha-Ramës: Ti dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

Basha sulmon Ramën: Në 7 vite rrënove ekonominë, u rritën çmimet për shqiptarët

Ofendime e mallkime në kuvendin e Kosovës gjatë interpelancës për të pagjeturit

Ofendime e mallkime në kuvendin e Kosovës gjatë interpelancës për të pagjeturit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com