14 të vdekur dhe 807 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë. Ky është bilanci tragjik, si pasojë e përhapjes së pandemisë. Situata është tejet shqetësuese, duke thyer një tjetër rekord me pacienët që nuk ia kanë dalë dot mbanë me virusin, po kështu edhe me të infektuarit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 677 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124.