Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Ndoshta do më shani sot, shëndeti është i pari”, Brataj: Spitalet janë plot

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Brataj: Numri real i të infektuarve me COVID-19 është disa mijëra

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, ka shprehur shqetësimin për mos respektimin e masave ndaj koronavirusit.

Ai thotë se gjatë ditëve të fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19.

Doktori thotë se në këtë periudhë është shumë e domosdoshme respektimi i masave, në mënyrë që të parandalohet sëmundja vdekjeprurëse.

Një fluks i shtuar është po kështu edhe nëpër spitale. Edhe një herë tjetër ka kërkuar rregullat e higjienës, distancimin fizik, mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet.

Në mesazhin e tij që vjen si shenjë këmbane alarmi, Skënder Brataj ripërsërit faktin se e rëndësishme është që të veprohet tani. Në të kundërt, pasojat do ti vuajmë të gjithë, dhe për një kohë të gjatë.

Statusi

STOP mosrespektimit të masave!!

Masat në këtë moment, nuk po respektohen mjaftueshëm! Është thënë disa herë që do të vlerësohet efikasiteti i tyre herë pas here. Tani po përballemi me efektin e hapjes së shkollave!

Ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19.

Është rritur numri i pacientëve drejt spitaleve!

Manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit. Rritja në vazhdim e numrit të të infektuarëve në ditët e fundit është rezultat i hapjes së shkollave, mos respektimit të masave të tjera, qëndrimi në lokale pa maska ku nuk ruhet distancimi fizik!

Respektimi i masave është shumë i domosdoshëm në këtë moment të pandemisë! Vetëm institucionet nuk mund t’ja dalin pa ndihmën e qytetarëve, pa bashkëpunimin tuaj!

Kujdes! Virusi nuk njeh kthim mbrapa. Ai dëmton, ai nuk mban radhë, ai nuk njeh moshë, ai merr jetë, ai jeton vetëm në qelizat humane, ai jeton vetëm në trupin tonë. Ndalojeni të hyjë në trupin tuaj, respektoni rregullat e higjienës, ruani distancimin fizik, mbani maskën në të gjitha ambientet!

Ndoshta shumë njerëz nuk e mendojnë si e mendoj unë, ndoshta nuk janë dakort me masat, por detyra ime është të informoj qytetarët, është të shpëtoj jetën e njerëzve!

Ndoshta do më shani sot! Nuk ka rëndësi. Shëndeti juaj është i pari, shëndeti i shqiptarëve është i pari. E rëndësishme është të veprohet tani, sot, menjëherë! Përndryshe pasojat do ti vuajmë të gjithë dhe për një kohë të gjatë!

Ruani veten, ruani familjen, ruani shoqërinë, ruani jetën!

Vetëm së bashku mund t’ja dalim!

Dr. Skender Brataj

 

Tags: koronavirusskender bratajte infektuarit

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
Ëndrra budallaqe tiranase e një mandati të dytë për Donald Trump

Ëndrra budallaqe tiranase e një mandati të dytë për Donald Trump

Kosovë: 3 viktima dhe 79 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Kosova regjistron rekord, mbi 700 raste me Covid në 24 orë

Zbulohen drejtuesit e festivalit të dhjetorit në RTSH

Zbulohen drejtuesit e festivalit të dhjetorit në RTSH







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com