Gjermania ka rritur masat drastike të izolimit ndaj përhapjes së Covid-19, pas shtimit të numrit të personave të infektuar.
Ambientet kulturore, restorantet, pishinat, palestrat, parukeritë, si dhe ambjentet e hapura duke përfshirë dhe stadiumet do të mbyllen nga muaji nëntor.
Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se është koha që të veprohet menjëherë kundër përhapjes së koronavirusit.
Në muajin shtator, Gjermania po përgatitej për lejimin e një numri të kufizuar të tifozëve në stadiumet e vendit, por rritja e frikshme e infektimeve me koronavirus e ka detyruar shtetit gjerman që tërhiqet.