Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në konferencën e nivelit të lartë për Luftën ndaj Korrupsionit, tha se Shqipëria është në hapat e parë dhe se rruga është e gjatë për të arritur suksesin e dëshiruar.
Kreu i qeverisë u shpreh se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është luftë e gjatë, as e thjeshtë e as e shkurtër. Pavarësisht situatës së rënduar, Rama pohoi se jemi në rrugë të mbarë. Sipas tij, Shqipëria është në proces arritjeje, dhe se reforma është hap kyç në historinë tonë.
“Vendet e zhvilluara nuk janë imune kundër korrupsionit. Vendet e zhvilluara kanë sisteme që e bëjnë të vështirë përjetimin e korrupsionit.
Mendoj që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri për të ndihmuar, sistemi ka nisur kur ka nisur Reforma në Drejtësi. Deri para ka qenë një luftë partizane me mullinjtë e erës, dhe e destinuar për të ricikluar korrupsionin.
Fillimi i reformës dhe vazhdimi i saj, janë baza për të pasur shtet modern dhe funksional që është më i fortë se tundimi i korrupsionit. Është luftë e gjatë, as e thjeshtë as e shkurtër. Më vjen mirë që ambasadorja e tha që ka dobësitë e veta, kuptohet në një masë pafundësisht më të vogël por nuk e kanë ndërtuar sistemin e tyre as në një vit dhe dekadë. Po të shohësh të shkuarën e tyre.
Korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha format dhe shpërthimet e talenteve që kanë bërë SHBA atë që janë sot. Shqipëria është në proces arritje. Duke pasur parasysh nga e filloi Shqipëria këtë proces, pas përmbusjes së sistemit komunist që ishte unikal.
Patjetër që kemi shumë arsye për të qënë optimist për të nesërmen. Reforma është hap kyç në historinë tonë. Përtej të gjithë vështirësive dhe dobësive, janë momente jo inkurajuese, e tëra është historike dhe garanci për Shqipërinë e fëmijëve tanë.
Shteti nesër do të jetë imun nga ajo masë që bën dallimin. Nëse e shohim sot panoramën e aktualitetit në drejtësi, është dinamike. Ka shumë punë mbi gjithë të zezën e akumuluar në vite.
Askush mos të ketë iluzion. Nuk do të ketë goditje në nivele të larta, nëse nuk do të goditet brenda drejtësisë. Gjykatës dhe prokurorë që janë kapur në flagrancë, do të vendosen pas hekurave, mos të kemi iluzion se do të goditet zyrtarë të lartë.
Nëse ata tani që po flasim, janë duke bërë ndonjë krim në salla gjyqesh në cënim të pronës në radhë të parë. Me idenë që kjo pjesë e jetës ndërkohë që janë aty, do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart. Kjo është premisa ku duhet të foksohet sipas mendimit tim. Ndryshe SPAK do të jetë zhgënjimi më i madh dhe goditja më e madhe morale që do t’i bëhet popullit shqiptar.
Dhe dështimi më i madh i miqve dhe partnerëve të përfshirë. SPAK ka detyrë t’i pastrojë dhe t’i çojë në burg. Për të gjithë çfarë i kanë bërë këtij vendi me çekiçin. Kjo do të jetë kthesa përfundimtare. Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, edhe pse kanë qënë pjesë. Koka janë korporata e tyre që ka garantuar pandëshkueshmëri në sistem”.