Qeveria gjermane ka dhënë detaje në lidhje me bisedën e kryeministrit Rama dhe kancelares Angela Merkel. Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bën me dije se është folur për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike, si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Në njoftim theksohet se ato të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve për çeljen e negociatave më Shqipërinë, janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Njoftimi i ambasadës gjermane
Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama
Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:
Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.
Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.