Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur në Elbasan. Burimet paraprake njoftojnë se një makinë tip “Golf” ka përplasur një kalimtare.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në unazën e qytetit, ku ka humbur jetën një vajzë 20-vjeçare.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.