Mbajta e maskës do të jetë pjesë e rutinës sonë. Sikundër është njoftuar edhe më herët, qytetarët që do të abuzojnë, do të përballen me koston e një gjobe.
Tv Klan mëson se gjoba do te jetë në masën e 3 mijë lekëve. Do jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë OSHEE përmes faturës së energjisë elektrike.
Edhe ministrja Manastirliu, i ka mëshuar fort këtij rregulli, që duket se do të na shoqërojë për sa kohë edhe nuk ka një vaksinë, që do të frenonte përhapjen e koronavirusit. Mbajtja e maskës është e vetmja mundësi efikase, për të ulur infektimet.