Kryetari i Partisë Konservatore, deputeti i Kuvendit Kujtim Gjuzi, duke përfituar nga koha e vënë në dispozicion për të në emisionin “Shiko Kush Luan”, ka shprehur dëshirën për një takim me ish-kryeparlamentaren dhe ish-deputeten e PD-së, Jozefina Topalli.
E gjithë kjo, në kuadër të lojës në “Shiko Kush Luan”, ku duhet një jepte vlerësimet e tij për tre personazhet e zgjedhur. Bëhet fjalë për Elisa Spiropalin, Jozefina Topallin dhe Monika Kryemadhin.
Gjatë lojës “Martesë, një natë me dhe refuzim”, ai bëri zgjedhjen e tij: “Darkë me Spiropalin, një takim me Jozefinën mos të ngelemi vetëm miq në ‘Facebook’ dhe Monikën e kam rang krushqie nga Dibra s’kam ç’i bëj”.