Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Dibra dhe Elbasani, qarqet më të varfra në vend. Tirana dhe Korça, më të pasurat

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Dibra dhe Elbasani, qarqet më të varfra në vend. Tirana dhe Korça, më të pasurat

Familjet në Qarkun e Dibrës dhe të Elbasanit kishin konsumin më të ulët në vend e për rrjedhojë shpenzimet më të ulëta nga buxhetet e tyre mujore vitin e kaluar, duke ruajtur të njëjtën renditje në raport me vitin 2018.

Në anën tjetër, Qarku i Tiranës dhe i Korçës  kishin shpenzimet më të larta. Korça zhvendosi Durrësin, i cili më 2018 renditej i dyti pas Tiranës për nivelin e lartë të jetesës, por tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë ekonominë e qarkut.

Të dhënat i referohen Anketës së Buxhetit të familjeve që publikoi sot INSTAT.

Në vitin 2019, Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në Qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 98.402 lekë në muaj.

Qarqet me shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas Qarkut të Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje.

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë Qarku i Dibrës me 67.805 dhe ai i Elbasanit me 68.903 lekë në muaj për familje.

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Dibrës me 12,3%, ndjekur nga qarku i Fierit me 9,2%.

Qarqet që kanë pësuar ulje të shpenzimeve për konsum janë: Durrësi me 1,6% dhe Vlora me 0,5%.

Në vitin 2019, numri mesatar i anëtarëve të familjes është 3,7. Qarku me numrin më të madh të anëtarëve në familje është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e familjes, me 3,2 anëtarë.

Në 2019, në familje të përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera.

Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të Familjeve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në Familje të përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë, në varësi, pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera.

Anketa e Buxhetit të Familjes 2019 u krye nga INSTAT gjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.360 familjesh. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.235 familje të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë./Monitor/

 

Tags: DiberElbasankorcepasurQarqettiranevarferi

TË LIDHURA

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
Progres raporti i KE për Shqipërinë: Nuk ka negociata pa Gjykatë Kushtetuese

Progres raporti i KE për Shqipërinë: Nuk ka negociata pa Gjykatë Kushtetuese

Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe, dyshohet se janë ekzekutuar nga i afërmi i tyre

Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe, dyshohet se janë ekzekutuar nga i afërmi i tyre

Kriza ekzistenciale e OKB-së

Kriza ekzistenciale e OKB-së







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin
Showbizz

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

by mirseda
19:54 | 11/02/2026
0

Një debat i tensionuar është regjistruar ditën e sotme në shtëpi, ku protagonistë janë bërë Rogerti dhe...

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

19:29 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com