Në një komunikim me gazetarët mesditën e sotme, kryeministri Rama pohoi se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga legalizimi i kanabisit.
“Nuk heq dorë nga ajo ide. Do të jem këtu edhe për disa kohë, nuk iki kollaj”, tha ai, duke lënë të nënkuptuar për një tjetër mandat.
Kujtojmë këtu se pak muaj më parë, kreu i qeverisë tha se kanë gati draftin për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë.
Rama ka përjashtuar në këtë mes BE-në, ndërsa theksoi se janë duke u konsultuar me ekspertë të fushës të vendeve që e kanë marrë një nismë të tillë.