Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Reforma Zgjedhore shumë polare

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj

Është e qartë se marrëveshja për reformën zgjedhore u arrit falë insistimit të ndërkombëtareve në Shqipëri, sidomos Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Mirëpo, për tu kthyer në realitet ka dhe një pengësë të fundit përpara. Janë votat e opozitës paralemntare, që për ironi të fatit janë kthyer në përcaktuese për reformën.

Pak rëndësi ka se cila nga palët lëshoji më shumë në këtë tryezë, apo se propozimet e opozitës u pranuan. Thelbi i gjithë kësaj historie mbetet fakti se opozita u ul në një tryezë me palën tjetër, duke ndryshuar kështu qëndrimin politik që ka mbajtur gjatë gjithë vitit të fundit.

Sigurisht, që tryeza zgjedhore dhe pjesmarrja në të mund të jetë vetëm fillimi i zbatimit të kushteve të Bundestagut Gjerman, dhe opozita, që në pamje të parë duket sikur del e humbur nga gjithë  kjo histori mund të ketë marrë lëshime që ende nuk bëhën të ditura.

Përshembull, po të vësh re të gjitha kushtet e vendosura nga Budestagu Gjerman për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, duken më shumë si pika të negociuara për të zgjidhur krizën në Shqipëri se sa për negociatat.

Megjithatë, përtej cdo teorie për bashkëpunim midis palëve, apo për zbutjen e opozitës në raport me Edi Ramën dhe mazhorancën, ajo që nuk u vu në diskutim edhe kësaj herë, dhe që opozita nuk i kishte bërë llogaritë siç duhet, ishte roli kryesor i ndërkombëtarëve në Shqipëri, të cilët nuk e pranuan asnjëherë bojkotin dhe djegjen e mandateve. Dhe pa “bekimin” e tyre vështirë se ndonjë aksion politik, aq më tepër radikal mund të ketë sukses.

Duhet ta kuptojmë njëherë e mirë, se politika shqiptare  ka qenë gjithmonë tripolare, dhe si e tillë përjashtimi i tyre është i pamundur. Edhe për faktin se, Shqipëria si vend  në proceset euroatlantike sovranitetin e saj e ka çeduar tashmë në favor të këtyre organizatave ndërkombëtare. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtarët në Shqipëri do të jenë në një mënyrë apo tjetër pjesë e qeverisjes dhe e funksionimit të shtetit. Kush nuk e kupton këtë, nuk ka kuptuar asgjë nga rruga që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Perëndimit. Ose në të kundërt, mund t’i kthehemi fare kollaj nacionalizmit dhe forcave tona. Por kjo rrugë dihet se në çfarë qorrsokaku na çon. Prandaj, puna e tyre në Shqipëri mund të gjykohet, madje të kritikohet, por jo të përjashtohet.

Teoria e politikës tripolarë shqiptare në fakt, është një teori e hedhur nga ish Kryeministri Sali Berisha disa vite me parë. Me të drejtë, pasi ky realitet tashmë vështirë se mund të çbëhet.

Mirëpo kësaj here, tryeza zgjedhore ka një vecanti që nuk ka ekzistuar më parë në politikën shqiptare. Kësaj herë, politika shqiptare me djegjen e mandateve nuk është më tre, por katër polare.

Në tryezën e Reformës Zgjedhore palët janë ndërkombëtarët, mazhoranca, opozita jashtë parlamentare dhe opozita e pagëzuar e re. Sigurisht që opozita e re është një pol i krijuar në mënyrë artificiale pa përfaqësim politik, por fakt është se kanë në dorë instrumentin e kartonit parlamentar, i cili duhet për të aprovuar këtë reformë. do apo sdo Partia Demoraktike, tashmë do të duhet të ulet dhe të bisedojë me “tradhtarët” e saj, madje një nga këta deputetë është bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore. Është një pol i cuditshëm ky i opozitës së re, por që tashmë është realiteti i krijuar ndoshta nga vetë opozita e vërtetë në mënyrë të pavullnetshme dhe të pamenduar mirë. Dhe kur polet në politikë fillojnë e shtohen, atëherë gjithmonë e më shumë do të shumohen. /Gazeta Liberale

Tags: ervis iljazajnderkombetaretreforma zgjedhoreSHBA

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

“Le të bojkotojnë”/ Rama: Qeveria nuk ka detyrime ndaj futbollit profesionist

Pandemia/ Holanda rikthen kufizimet që do zgjasin deri në tre javë

Manastirliu i përgjigjet Bashës: Testimet do të rriten! Bonusi deri në ditën e fundit të pandemisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com