Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kur dhe pse duhet ta bëni vaksinën kundër gripit të zakonshëm

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Kur dhe pse duhet ta bëni vaksinën kundër gripit të zakonshëm

Në Hemisferën Veriore, sezoni i gripit nis rreth muajit nëntor, dhe barra e kombinuar e gripit të stinës dhe Covid -19 mund t’i mbingarkojë spitalet e shumë vendeve. Lajmi i mirë është se një vaksinë e sigurt dhe efektive e gripit është në dispozicion për të gjithë nga mosha 6 muajsh e sipër.

“Përgjigja ndaj pyetjes ‘Pse duhet ta bëj vaksinën kundër gripit?’, është e njëjtë si çdo vit. Por këtë vit ka disa arsye shtesë pse vaksinimi është shumë i dobishëm”- thotë Emili Landon, drejtoreshë ekzekutive e Parandalimit dhe Kontrollit të Infeksioneve në Universitetin e Mjekësisë në Çikago.

Ajo shpjegon se gripi i zakonshëm mund të sjellë pasoja të tmerrshme, duke filluar nga humbja e produktivitetit deri në vdekje.

“Ju duhet të bëni gjithçka që mundeni për ta parandaluar gripin, dhe vaksinimi është mënyra më e mirë”, thotë Landon.

Përveç mbrojtjes së vetes, vaksina anti-grip ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e anëtarëve të tjerë të familjes që mund të jenë më të prekshëm ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes, vëren ajo. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vlerësuan se në sezonin 2018–2019, rreth 35.5 milion amerikanë u prekën nga gripi dhe se rreth 34.000 prej tyre vdiqën.

Vaksinat anti-grip parandaluan sëmundjen e të paktën 4.4 milionë amerikanëve të tjerë, dhe rreth 3.500 vdekje. Në vitin 2020, vaksinimi i sa më shumë njerëzve që është i mundur kundër gripit, mund të jetë kritik për parandalimin e një skenari të “dy-epidemive”.

“Në këtë sezon, është edhe më e rëndësishme të bëni vaksinën kundër gripit, pasi do të jetë i vështirë të bëhet dallimi midis gripit dhe Covid-19, duke pasur parasysh se që të dyja sëmundjet kanë simptoma të ngjashme”, shprehet Landon.

Për këtë arsye, njerëzit që vaksinohet kundër gripit, mund të mos kenë nevojë të  karantinoren apo të testohen për Covid-19 si një masë paraprake. Prandaj, vaksinimi masiv kundër gripit mund të zvogëlojë testimet e panevojshëm për Covid-19, dhe të mbrojë njerëzit me imunitet më të brishtë.

Në jugun e globit, kulmi i çdo sezoni gripal ndodh gjatë dimrit, gjë që i jep mundësi epidemiologëve ta parashikojnë ashpërsinë e sëmundjes në Hemisferën Veriore gjatë dimrit të ardhshëm. Këtë vit sezoni i gripit në hemisferën jugore ishte relativisht i butë, ndoshta si pasojë e masave paraprake kundër Covid-19, thotë Xhejms Çerri, mjek i sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin e Kalifornisë.

“Ndoshta mund të kemi një sezon më të lehtë të gripit të zakonshëm. Megjithatë, të gjithë duhet të bëjmë vaksinën e gripit”- thekson ai. Por a ka një kohë optimale kur duhet bërë kjo vaksinë? Stjuart Rej, mjek i sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, thotë se të gjithë njerëzit, nga mosha 6 muajsh e sipër duhet të vaksinohen kundër gripit, mundësisht para fundit të muajit tetor.

“Duhet pak kohë që sistemi juaj imunitar të njohë dhe të reagojë ndaj vaksinës, dhe këto përgjigje zgjasin për një kohë të gjatë. Mesatarisht, antitrupat e prodhuar nga përgjigja imune e një individi ndaj një vaksine, kërkojnë 2 javë për t’u zhvilluar dhe ndonëse nuk ka një afat kohor përfundimtar, ai mund të zgjasë për rreth 4-6 muaj, kjo duke pasur parasysh që imuniteti i një personi varet nga shumë faktorë, nga funksioni i sistemit të tyre imunitar, tek virulenca e llojit të gripit. Dhe sistemi imunitar mund të ketë një “kujtesë” të vaksinës për më shumë se 1 vit, që të mund të zgjohet dhe të kontribuojë në mbrojtjen ndaj një infeksioni të rëndë”- thekson Rej.

Burimi i lajmit: https://www.scientificamerican.com/article/when-and-why-you-should-get-a-flu-shot/

Përshtati TIRANA TODAY

Tags: Gripikoronavirusvaksinimi

TË LIDHURA

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës
Bota

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës

10:56 | 09/08/2025
Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës
Bota

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

09:12 | 09/08/2025
Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq
Bota

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

22:36 | 08/08/2025
Next Post
“Tërmet politik”, Gjiknuri me deklaratë të fortë në Komisionin e Ligjeve, salla shpërthen në të qeshura

“Tërmet politik”, Gjiknuri me deklaratë të fortë në Komisionin e Ligjeve, salla shpërthen në të qeshura

U përplas me mjetin, drejtuesi i motorit ‘fluturon’ në ajër. Dërgohet me urgjencë në spital

U përplas me mjetin, drejtuesi i motorit ‘fluturon’ në ajër. Dërgohet me urgjencë në spital

BE- Shqipëri, ose dashuri në kohën e koronavirusit

Java kur marrin fund enigmat për garën e 25 prillit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Aksident në aksin drejt Zvërnecit, pesë të plagosur, mes tyre një fëmijë
Aktualitet

Aksident në aksin drejt Zvërnecit, pesë të plagosur, mes tyre një fëmijë

by mirseda
12:27 | 09/08/2025
0

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin që lidh qytetin e Vlorës me zonën...

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës

10:56 | 09/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025
Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

10:31 | 09/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com