Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

A na mbrojnë syzet nga koronavirusi? Çfarë thonë ekspertët

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
A na mbrojnë syzet nga koronavirusi? Çfarë thonë ekspertët

Nga Simon Kolstoe “The Conversation”

Studiuesit në Kinë, kanë zbuluar se njerëzit që mbajnë syze, duket se janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga COVID-19. Autorët e studimit, të botuar në “JAMA Ophthalmology”, vunë re se që nga shpërthimi i epideminë së koronavirusit në Vuhan në dhjetor 2019, pak pacientë me syze u shtruan në spital të sëmurë nga Covid-19.

Për të investiguar më tej këtë çështje, ata mblodhën të dhëna mbi mbajtjen e syzeve nga të gjithë pacientët me Covid-19 si pjesë e historisë së tyre mjekësore. Studimi i tyre i vogël, zbuloi se vetëm 16 (5.8 për qind) nga 276 pacientë e shtruar në spital me Covid-19 mbanin syze për më shumë se 8 orë në ditë.

Pasi e verifikuan se që të gjithë këta pacientë ishin dritëshkurtër, ekspertët llogaritën përqindjen e njerëzve me miopi në Provincën Hubei, ku ndodhej spitali. Dhe zbuluan se shifra ishte shumë më e madhe (31.5 për qind), gjë që tregonte se përqindja e të sëmurëve në spital me Covid-19 e miopëve ishte mbi 5 herë më e vogël sesa pritej nga ky segment i  popullatës.

Kjo është një gjetje interesante, por si me të gjitha studimet paraprake, rezultatet duhet të trajtohen me kujdes. Ndërsa mbrojtja e syve ka qenë gjithmonë një përbërës i rëndësishëm i pajisjeve mbrojtëse personale, madhësia e diferencës së raportuar nga ky studim ngre dyshime. Kjo s’do do të thotë se rezultatet mund të mos jenë reale, por përkundrazi se nuk duhet të fillojmë të këshillojmë njerëzit për ndryshime të mëdha të sjelljes së tyre (si mbajtja e syzeve krahas maskave të fytyrës).

A janë sytë një “dritare” për virusin?

Një nga hapat kryesorë për çdo infeksion viral, është hyrja fillestare në trupin e njeriut. Ndërsa pjesa më e madhe e trupit tonë është e mbuluar me një lëkurë mbrojtëse, e cila është shumë efektive në parandalimin e hyrjes së viruseve apo baktereve në trupin tonë, “membranat” shumë më të holla mbulojnë rrugët e frymëmarrjes, sistemin e tretjes dhe sytë.

Roli i këtyre membranave më të holla është lejimi i hyrjes së oksigjenit, ushqimit, dhe në rastin e syve, dritës në trupat tanë. Fatkeqësisht, viruset kanë mësuar të përfitojnë nga këto pika hyrëse.

Kjo është arsyeja pse mjekët dhe infermierët përdorin edhe syzet si mjete mbrojtëse. Dhe kjo është logjike po të kemi parasysh që sulmi kryesor ndaj këtyre rajoneve vjen nga grimcat virale të transmetuara përmes ajrit si aerosole.

Që në muajin shkurt ka pasur raportime për njerëz të prekur me Covid-19 për shkak se nuk kishin mbrojtur si duhet sytë gjatë kohës që punonin në spitale. Dihet gjithashtu se receptorët ACE-2, përmes së cilave depërton koronavirusi, janë të pranishme në sytë tanë.

A duhet të nisim që të mbajmë të gjithë syze?

Për të provuar lidhjen në fjalë, duhet një testim. Në mënyrë ideale, duhen rekrutuar dy grupe njerëzish dhe të krahasohen me kujdes – disa me syze dhe disa pa syze – për të parë se cili grup infektohet më shpejt. Provat nga një eksperiment i tillë i kontrolluar, do të jenë gjithnjë e më të forta sesa provat nga një studim vëzhgimor siç është ai në Kinë.

Vetë autorët e këtij studimi renditën një numër dobësish. Ai ishte një studim shumë i vogël dhe në një vend të vetëm. Të dhënat e studiuesve mbi popullatën e përgjithshme,  erdhën nga një studim shumë më i hershëm në një mostër që nuk ishte përpunuar si duhet (për sa i përket moshës, demografisë dhe faktorëve të tjerë). Prandaj nevojiten më shumë të dhëna para se të jepet ndonjë këshillë në lidhje me mbajtjen e syzeve krahas maskave të fytyrës si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/does-wHYPERLINK “https://theconversation.com/does-wearing-glasses-protect-you-from-coronavirus-146351″HYPERLINK “https://theconversation.com/does-wearing-glasses-protect-you-from-coronavirus-146351″earing-glasses-protect-you-from-coronavirus-146351

Përshtatur nga  TIRANA TODAY 

 

Tags: mbrojnëpandemiasyzetVirusi

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Next Post
Bilanci/ Sërish numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Bilanci/ Sërish numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Komandanti iranian paralajmëron SHBA-në për hakmarrje për ekzekutimin e Soleimanit

Komandanti iranian paralajmëron SHBA-në për hakmarrje për ekzekutimin e Soleimanit

A kanë burrat dhe gratë “orë biologjike” të ndryshme

A kanë burrat dhe gratë “orë biologjike” të ndryshme







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com