E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

A kanë burrat dhe gratë “orë biologjike” të ndryshme

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Qëndrimi zgjuar natën dhe aftësia për fjetur gjatë ditës, shkon kundër ritmit tonë natyror cirkadian ose siç njihen më thjesht “orës biologjike”. Por disa njerëz ia dalin më mirë se të tjerët. Kohët e fundit, studiuesit kanë gjetur prova se ndryshimet biologjike midis gjinive, mund të ndikojnë në ritmin cirkadian të njerëzve dhe minjve.

Ka shumë të dhëna se gratë dhe burrat kanë “orë” të brendshme trupore disi të ndryshme. “Është emocionuese fakti që mund të themi diçka më shumë mbi mekanizmat që qëndrojnë pas ndryshimeve në ritmet tona cirkadiane”, thotë Andrea Marti, një kandidat për doktoraturë në psikologji në Universitetin e Bergenit, Norvegji.

Laureatët e Çmimit Nobel Majkëll Rosbah, Xhefri Holl dhe Majkëll Jang zbuluan se janë gjenet ato që kontrollojnë orën tonë të brendshme, e cila ndryshon në varësi të dritës dhe errësirës. Kjo “orë” gjendet në të gjithë trupin, thotë Marti, por në vendin e “shoferit” qëndron truri.

“Truri është si dirigjent i një orkestre. Çdo qelizë në trupin tonë përmban gjene që e kontrollojnë atë orë. Dhe Ata janë muzikantët”, thotë ajo. “Në kohën kur duhet të jesh zgjuar dhe aktiv, ti e ngatërron këto orë. Pyetja kryesore është pse disa njerëz kanë probleme të qëndrojnë zgjuar natën dhe të flenë ditën, ndërsa disa të tjerë jo” shton ajo.

Ndërsa disa njerëz mendojnë që turnet e natës në punë janë të mira, të tjerët nuk mësohen kurrë me to. Sipa disa studimeve, gratë kanë më shumë të ngjarë të ngrihet herët në mëngjes dhe duket se i tolerojnë më mirë sesa burrat shqetësimet e natës. Por pse? Ka ende pak studime mbi ndryshimet midis “orëve biologjike” të grave dhe burrave, por studimet mbi kafshët sugjerojnë se hormonet seksuale janë ato që mund të ndikojnë tek “dirigjenti” i kësaj ore, pra truri.

Një studim tregon se hormoni seksual femëror, estrogjeni, është i ndjeshëm ndaj dritës. Kur studiuesit hoqën estrogjenin tek minjtë, ata ishin më pak reagues ndaj dritës. Kjo do të thotë se minjtë me estrogjen, kishin më shumë të ngjarë të zgjoheshin nga drita, edhe kur duhej të ishin në gjumë.

“Kjo mund të jetë një gjë e mirë, nëse duhet të udhëtoni nëpër disa zona kohore, apo nëse punoni natën. Por jo kur duhet të shkosh në shtrat dhe të flesh në mëngjes pas mbarimit të turnit të natës”, thekson Marti.

Por një studim tjetër, tregon se gratë dalin më keq në teste sesa burrat, kur prishen ritmet e tyre cirkadiane. “Ka zbulime kontradiktore, ndaj na duhen më shumë studime eksperimentale si tek kafshët ashtu edhe për njerëzit, përpara se të arrijmë në përfundimin se gjinia luan vërtetë një rol në orën tonë biologjike”, deklaron ekspertja.

Nga ana tjetër, turnet e natës mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Disa studime kanë zbuluar se puna natën shoqërohet me një rrezik në rritje të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Studime të tjera, nuk kanë gjetur lidhje me kancerin e gjirit.

Por nga ana tjetër, mbetet e paqartë nëse problemet shëndetësore që lidhen me turnet e natës, janë për shkak të ndryshimeve biologjike midis dy gjinive.

“Mund të ketë shumë arsye të ndryshme, nga shëndeti fizik dhe mendor, deri tek rrethanat e jetës”, thotë Marti. Për shembull, janë kryesisht burrat ata që bëjnë punë me turne në det të hapur, ndërsa infermieret që bëjnë punë me turne janë më shpesh gra.

“Këto janë situata të ndryshme. Në det të hapur, ju nuk duhet të çoni fëmijë në kopsht, dhe mund të pushoni qetësisht kur keni kohë të lirë”, vijon më tej ekspertja. Marti studion prej vitsh ritmet cirkadiane të njeriut. Në një studim të fundit të botuar në revistën “Scientific Reports”, ajo raportoi se sa mirë performuan minjtë meshkuj, pasi u mbajtën zgjuar në një rulon që lëvizte pa pushim për 3 net me radhë.

“Kishte dallime të mëdha individuale midis minjve të të njëjtës gjini dhe moshës”- thotë ajo. Kishte ndryshime sa u përket minjve që arrinin të qëndronin zgjuar natën, dhe nëse ata e kalonin provën të nesërmen, kur u duhej të gjenin një platformë për t’u ngritur në këmbë.

Temperatura e trupit është një lloj mase se ku ndodhet trupi në ciklin cirkadian. Minjtë që performuan më mirë, kishin një temperaturë trupore që tregonte se ora e tyre e brendshme ishte e qëndrueshme edhe pse nuk u lejohej të flinin.

“Kërkimet janë fokusuar prej kohësh në idenë se gjumi është i rëndësishëm për performancën. Por e rëndësishme është të jesh në gjendje të mbash të qëndrueshme orën tënde të brendshme”, thotë Marti.

Burimi i lajmit: https://sciencenorway.no/biology-gender-and-society-sleep/do-men-and-women-have-different-circadian-rhythms/1742390

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...