Komandanti iranian paralajmëron SHBA-në për hakmarrje për ekzekutimin e Soleimanit

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, ka paralajmëruar se do të marrë hak ndaj të gjithë personave të përfshirë në vrasjen e ish-gjeneralit, Qassem Soleimani

“Zotëri Trump, hakmarrja jonë për martirizimin e gjeneralit tonë më të madh është e qartë, serioze dhe e vërtetë. Do t’i godasim ata që patën rol të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Ju duhet të dini se secili që ka pasur rol në këtë ngjarje do të goditet dhe kjo është një porosi serioze. Ne vërtetojmë gjithçka në praktikë”, shkruan faqja zyrtare e Gardës Revolucionare, duke cituar komandantin.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shpreh më herët këtë javë se Uashingtoni do të kundërpërgjigjet ashpër ndaj çfarëdo përpjekjeje për të bërë hakmarrje për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani, duke paralajmëruar goditje 1,000 herë më të fuqishme se sulmi i kundërshtarit.