Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Frosinone, pasi akuzohen për vjedhje nëpër shtëpi e apartamente private.
Urdhër-arrestet për shqiptarët ishin lëshuar nga Gjykata e Napolit, ku dhe janë kryer bastisjet.
Mediat italiane shkruajnë se në disa raste, hajdutët kanë përdorur edhe armë pa leje për ta arritur synimin e tyre.
Banda e shqiptarëve përdorte automjete të reja, kryesisht ‘Audi’. Përpos automjeteve, ata mbanin armë dhe mjete të tjera, që ishin posaçërisht për të kryer grabitjet.
Në një rast, njëri prej hajdutëve ishte plagosur rëndë nga pronari i banesës. I plagosuri iu ishte nënshtruar ekzaminimeve radiografike dhe trajtimit të duhur në një klinikë private në zonën e Casertas.