E diel, 20 Qershor, 2021
32 C
Tirana

Rama: Listat 100 % hapen kur të garantohet ekuilibri ligjor

Kryeministri Edi Rama shprehet se janë dy pika kyçe për të cilat Kuvendi duhet të arrijë një konsensus sa më shpejt.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se ato janë hapja e listave dhe përcaktimi në kodin zgjedhor të mekanizmit të koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor.

Sipas tij, nëse gjendjet një mekanizëm që siguron ruajtjen e ekuilibrit gjinor dhe hapje 100 % të listave, atëherë do kenë dhe votën e mazhorancës.

“Në kodin zgjedhor nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht. Nga njëra anë për ,mekanizmin e listave të hapura ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur me një konsensus të plotë edhe me opozitën jashtë parlamenti por nga ana tjetër detyrimisht një orë e më parë nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit 100 % . Do të kërkojmë një konsensus 100 % për një proces të shpejtë. Për të vendosur në kodin zgjedhore mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor. Këto janë pikat kyce që duhen adresuar. Ne kemi problemin e garantimit të ekuilibrit gjinor me hapjen e listave. Nëse kemi një mekanizëm të besueshëm për ne nuk ka problem hapja 100 % nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm mos prisni nga të hapim listat 100 % që nuk garantojnë ekuilibrin ligjor. Lista të hapura që e kthejnë kuvendin pas ku për të gjetur një grua mes 50 burrave nuk çojnë asgjëkundi”, tha ai.

Lexo edhe :   Rama flet në France 24 për negociatat, vaksinat, turizmin dhe patronazhistët
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Izraeli kritikon zgjedhjen e “Xhelatit të Teheranit” si president i ri i Iranit

Tel Aviv (Dpa) - Kryeministri izraelit kritikoi sot zgjedhjen në Iran të shefit të gjyqësorit Ebrahim Raisi si presidenti i ardhshëm i vendit. "Zgjedhja e...

NBA/ E ëma e yllit të Bruklinit shkëmben fjalë dashurie me markuesin e djalit

Një histori interesante është zhvilluar gjatë këtij play-off-i në NBA, në përballjet mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks. Është PJ Tucker që i është...

Dita ndërkombëtare e emigrantëve, 20 qershori. OKB: 82 milionë kanë emigruar

Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas raportit të fundit të OKB-së, më shumë se 82 milionë njerëz janë zhvendosur, megjithë mbylljen...

Rama flet në France 24 për negociatat, vaksinat, turizmin dhe patronazhistët

“Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian, në fund të qershorit, negociata të cilat janë bllokuar prej...

Euro 2020/ Kombinacionet për çdo kombëtare, si kalojnë katër vendet e 3-ta

Cilat kombëtare janë kualifikuar deri tani, cilat mund t'u bashkohet atyre në raundin e 1/8-ave, rregullat në rast barazimi me pikë dhe çfarë i...