Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Bilanci/ Rritet numri i viktimave, ulet ai i rasteve të reja

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bilanci/ Rritet numri i viktimave, ulet ai i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi.

Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19 mjeku pneumolog 53-vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficiencës së rëndë respitarore, një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, një 68 vjeçare nga Tirana, një 71-vjeçar nga Kurbini, një 79-vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77-vjeçar nga Shkodra.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe 101 raste të reja. Deri më tani, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 5,620 raste me koronavirus dhe 172 viktima. Aktualisht, janë ende 2,417 raste aktive.

Deklarata e plotë:

Java që sapo lamë, paraqiti një shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30. Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.
Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.
2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.
Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.
I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
Menjehere sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.
I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet diatanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.
COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)
Testime totale 42657
Raste pozitive 5620
Raste të shëruara 3031
Raste Aktive 2417
Humbje jete 172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1342
Durrës 302
Shkodër 218
Fier 96
Vlorë 93
Lezhë 84
Korçë 78
Kukës 69
Elbasan 54
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 24

Tags: bilanciinfektuarpandemiaviktima

TË LIDHURA

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!
Aktualitet

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

20:00 | 01/04/2026
Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave
Kryesore

Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave

19:49 | 01/04/2026
Next Post
Pandemia/ Paralajmërimi i zymtë i OBSH

Pandemia/ Paralajmërimi i zymtë i OBSH

Menaxhimi me PPP i parkut Kombëtar të Butrintit, hyn në fuqi dokumenti

Menaxhimi me PPP i parkut Kombëtar të Butrintit, hyn në fuqi dokumenti

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Të shtëna në Fushë-Prezë, gjendet një person i pajetë







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike
Bota

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

by mirseda
20:50 | 01/04/2026
0

Bashkimi Evropian do të ofrojë 2 milionë euro ndihmë humanitare për popullin e Kubës, pasi po vuan...

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

20:33 | 01/04/2026
Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

20:29 | 01/04/2026
Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

20:18 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com