E shtunë, 26 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Menaxhimi me PPP i parkut Kombëtar të Butrintit, hyn në fuqi dokumenti

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

“Zhidro u qëllua me snajper”/ Artan Hoxha: Nëse do shpërthente tritoli, rrafshohej pallati

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të tjera nga ekzekutimi i Lefter Zhidros në Elbasan, nga forcat RENEA. Sipas gazetarit, nëse armatimi që 71-vjeçari kishte...

Sot mori fuqi ligjore një dokument që synon menaxhimin e Integruar të Parkut Kombëtar i Butrintit për 10 vitet në vijim (2020-2030). Ky plan i hap rrugë një modeli menaxhimi  nëpërmjet formës me Partneritet Publik-Privat.

Sipas dokumentit zyrtar që u botua sot në Fletoren Zyrtare për menaxhimin e parkut rekomandohet një krijimi i një organizate të re, për të menaxhuar Zonën A3, ku përfshihet pjesa arkeologjike.

Sipas dokumentit për zhvillimin 10 vjeçar të parkut, organizata e re duhet të krijohet me një synim të ri afatgjatë dhe mund të njihet  si  ‘Fondacion’,  me  statusin  “jofitimprurës”,  sipas  Ligjit  Shqiptar.  Ligji  i  ri  për  trashëgiminë kulturore dhe muzetë e parashikon krijimin e një organizate të tillë39.

Rekomandohet që Fondacioni i Ri të krijohet në vijim të diskutimeve midis Partnerit Strategjik dhe Qeverisë Shqiptare, në përputhje me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë (Nenet 171-172), si një ‘Fondacion Jofitimprurës’, me qëllim ruajtjen, interpretimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Butrintit, në të mirë të popullit shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar.

Nga vetëm disa qindra vizitorë që kishte Butrinti në vitin 1998, numri i tyre arriti 211,500 persona në vitin 2018. Kjo është një shifër e lartë, e cila pritet të rritet, sipas Ministrisë së Kulturës. Me normat aktuale të rritjes, përllogaritet se deri në vitin 2023 (viti 5), Butrintin do ta vizitojnë rreth 300,000 persona, shumica prej të cilëve (të paktën 60%) nuk do të jenë shqiptarë.

Për ta mbështetur këtë vlerësim, përmendim se gjatë periudhës 2013-2017 numri i vizitorëve të huaj në rajon u rrit me një mesatare vjetore prej 17%20, ndërsa numri i vizitorëve vendas u rrit me ritme më të ngadalta, sidoqoftë rritje e konsiderueshme, me rreth 11%.

Çmimi i biletës për të vizituar parkun është 7 mijë lekë. Të ardhurat vjetore nga shitja e biletave arrijnë në rreth 1,5 milionë euro.

Si do të funksionojë njësia e re e menaxhimit të Parkut

Fondacioni i Ri, nëpërmjet Bordit të tij, do të ngrihet me fonde nga Partneri Strategjik dhe Ministria e Kulturës, dhe do të veprojë në emër të qeverisë shqiptare.

Fondacioni i Ri mund të pranojë fonde nga palë të treta për punimet kapitale dhe operacionale, si: truste, fonde universitare, fonde private e të tjera si këto. Fondacioni do të mbështesë Grupin e ardhshëm Kërkimor të Butrintit dhe do të alokojë fonde për funksionimin e Ekipit të Menaxhimit të Sitit, duke e pasur si qëllimin e tij prioritar.

Si rrjedhojë, një nga detyrat kyçe të Bordit të Fondacionit të Ri është sigurimi i financimeve nga burime të ndryshme (si për projektet kapitale, ashtu edhe mbështetjes së të ardhurave), në mënyrë që të zbutet rreziku nga investimi afatgjatë. Kjo është praktikë e zakonshme e Fondacioneve të tjera kudo në botë, veçanërisht në ato që kanë nevojë për financime dhe mbështetje të jashtme për projektet e konservimit, siç është rasti i Butrintit.

Kështu, Fondacioni do të ofrojë kapitalin për funksionimin e Zonës A3 dhe për aktivitetet në Zonën Buferike të sitit, që nuk janë ende përcaktuar.

Siti, nga ana tjetër, i kthen Fondacionit tepricën nga veprimtaritë e tij, dhe ky i fundit duhet t’i investojë përsëri  për  mirëmbajtjen  dhe  funksionimin  e  sitit,  si  edhe  për  punimet  e  parashikuara  në  Zonën Buferike, nëse është e nevojshme.

Sipas këtij propozimi, asetet, menaxhimi dhe përgjegjësia operacionale e sitit janë ndarë ndërmjet organizatave të duhura përgjegjëse.

Përgjegjësitë e Fondit dhe Qeverisë

Qeveria Shqiptare gëzon pronësinë e të gjitha aseteve të sitit për përfitime publike

Fondacioni i Ri investon për kërkesat operacionale dhe kapitale të sitit, ndoshta në partneritet me palë të treta të jashtme, siç gjykohet e arsyeshme

Siti ia kthen tepricën nga veprimtaritë tregtare Bordit të Fondacionit të Ri, për riinvestim në Zonën A3 dhe, nëse ka vullnet, edhe në Zonën Buferike

Duke qenë fondacion jofitimprurës me synim të vetëm menaxhimin e Zonës A3, Fondacioni i Ri nuk do të bëjë shpërndarjen e dividendit dhe as nuk do t’iu japë rroga anëtarëve të bordit,

Bordi i Fondacionit të Ri do të punësojë një Drejtor për Sitin, i cili do të ngarkohet me detyrën për të zhvilluar të gjitha operacionet e sitit, me anë të një plani menaxhimi dhe investimi shtatëvjeçar, të përditësuar në baza vjetore, me miratim të Bordit dhe financim të Fondacionit./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emri/ Zbulohet kandidatja e Trump për në Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të nominojë gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme. Presidenti pritet që ta bëjë këtë...

Irani ‘dridhet’ nga një tërmet 5.2 ballë

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Golestan në verilindje të Iranit Në një deklaratë nga Qendra Sizmologjike e...

Brazil/ Mbi 140 mijë të vdekur nga C*vid, shtyhen karnavalet e Rio de Janeiros

Brazili kalon shifrën e 140 mijë të vdekur me koronavirus. Të infektuarit në vendin amerikano jugor e kalojnë 4 milion e 700 mijë, duke...

SHBA, mbi 7 milion të infektuar me Covid-19

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në SHBA janë shënuar më shumë...

U ekzekutua nga RENEA, flet djali i Lefter Zhidrut: I kishte ardhur dita e perëndisë

710vjeçari Lefter Zhidru terrorizoi dy ditë më parë qytetin e Elbasanit, ku pas një konflikti familjar, nisi të godiste me armë edhe drejt Policisë,...