Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet kushtetuese për të prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.
Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, e ka konsideruar këtë si një moment historik.
“Sot është çelë thesi. Në një thes ishin futur të gjitha parametrat e demokracisë, si vota, përfaqësimi politik sipas vullnetit klientelist.
Ka nevojë që reforma të ecë para, janë krijuar kushtet që me kodin zgjedhor, që partitë politike të punojnë fort, që të zbërthejnë këto ndryshime kushtetuse. Që të bindin publikun shqiptar që do ta bëjnë garën publike me njerëz të denjë në Parlament.
Do ti krijojnë kushte Shqipërisë për të votuar”, tha Hajdari teksa është i ftuar në ‘Report tv’.