Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë/ Sërish shifra të larta nga pandemia, shënohen 7 viktima

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ Sërish shifra të larta nga pandemia, shënohen 7 viktima

Situata nga pandemia në Kosovë duket të ketë arritur pikun e saj, teksa prej ditësh vendi regjistron mbi 200 raste të reja.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 239 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive vijnë nga: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 27 raste, Ferizaj 24 raste, Drenas 17 raste, Fushë Kosovë 16 raste, Podujevë 14 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 8 raste, Vushtrri 5 raste, Pejë 5 raste, Shtime 4 raste, Prizren 4 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe shtatë persona të tjerë nga COVID-19. Deri më tani, vendi fqinj ka regjistruar 7,652 raste me koronavirus dhe 192 viktima.

Deklarata e plotë:

102 TË SHËRUAR DHE 239 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Tags: bilanciinfektuarkosovaviktima

TË LIDHURA

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira
Rajoni

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira

15:24 | 02/06/2025
Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna
Rajoni

Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna

14:51 | 02/06/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

Rama: Miratuam draftin e 5 qershorit pa konsensus

Rama-PD: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave

Gazetari i njohur konfirmohet pozitiv me koronavirus

Gazetari i njohur konfirmohet pozitiv me koronavirus

JU REKOMANDOJMË

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira
Rajoni

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira

by mirseda
15:24 | 02/06/2025
0

“Nisur nga shkollat fillore e të mesme, te universitetet dhe tentimet në sistemin shëndetësor, e deri te...

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës

14:54 | 02/06/2025
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH

14:52 | 02/06/2025
Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna

Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna

14:51 | 02/06/2025
Ideja e çmendur e Napolit në merkato, kërkon të afrojë Leao nga Milani

Ideja e çmendur e Napolit në merkato, kërkon të afrojë Leao nga Milani

14:49 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com