E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Nga Andi Bushati

Edi Ramës i ka dalë turpi për të deklamuar me pathos edhe një të vërtetë edhe të kundërtën e saj. Kështu ka bërë tani, në një fjalim, përpara se parlamenti të votonte me 78 vota pro që Ilir Meta nuk e ka shkelur kushtetutën aq rëndë sa të kërkohej shkarkimi i tij.

Lapsi.al ka krahasuar jo vetëm dy vendimet diametralisht të kundërta që ka marrë mazhoranca brenda harkut të një viti, por edhe qëndrimet e argumentat e kryeministrit.

Në 8 korrik të vitit të kaluar, kur i kërkoi deputetëve të respektonin betimin e bërë dhe të votonin hapjen e proceduarave për shkarkimin e presidentit, ai përdori fjalor, ton dhe logjikë krejt të ndryshme nga kjo e sotmja, ku e ftoi të njëjtën sallë që ta mbanin në post Ilir Metën.

Karagjozllëku është se në të dyja rastet Rama është justifikuar se po e bën një gjë të tillë në emër të interesit kombëtar.

Vjet, ai shpalosi një arsyetim të gjatë se presidenti kishte ikur nga trutë e kokës, se ishte shndërruar në një personazh qesharak, se kishte ringjallur Haxhi Qamilin duke goditur ndërkombëtarët, pra se e kishte humbur çdo lloj kredibiliteti në publik.

Përpos këtyre karikaturimeve groteske ai foli edhe për gjëra më të rënda, për frikën nga drejtësia dhe përpjekjet për ndalimin e reformës, për pengimin e përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, për një konspiracion të sponsorizuar nga armiqtë e Shqipërisë.

Dhe sipas gjithë këtij vizatimi të Ramës, elektoralisht Rilindjes i voliste të kishte përballë një kundërshtar kaq të diskredituar sa do i bënte votuesit të harronin edhe gabimet e saj.

Por, u përbetua ai: “… ne e kemi të ndaluar ta përdorim kryetarin e shtetit si një gogozhel për të trembur zgjedhësit e pakënaqur ndaj nesh dhe jemi të detyruar ta ndalojmë Ilir Metën të gabojë më tej, sepse për ne, dinjitet i këtij shteti është më i rëndësishëm sesa çdo interes partiak, apo kalkulim elektoral”.

Vetëm 12 muaj më pas, “dinjiteti i shtetit” kaloi ne plan të dytë dhe kryeministri arsyetoi se vëllai i tij armik duhet të vijonte të qëndronte në krye të shtetit. Ai theksoi pa pushim se Komisioni i Venecias kishte arritur në përfundimin se “shkeljet nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për shkarkim” dhe se një qeverisje e përgjegjshme, di ta respektojë arbitrin edhe kur verdikti i tij është në të kundërt të bindjeve të saj.

Natyrisht, të dy argumentat edhe ai se Meta duhet hequr qafe ngaqë po shkel kushtetutën edhe ai se duhet mbajtur, pasi krimi nuk ka qenë aq i rëndë, janë në thelb qesharakë.

Lexo edhe :   Pas thirrjes për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Meta bën një tjetër lëvizje të rëndësishme
Lexo edhe :   Pas thirrjes për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Meta bën një tjetër lëvizje të rëndësishme

Ato kanë të bëjë vetëm me hallet momentale të Ramës.

Kur në fillim të korrikut të vjetshëm, ai vendosi të niste procedurën e impieachment, ajo i duhej për të sfumuar zhurmën e zgjedhjeve të para moniste në këto 30 vjet, estradën e atyre votimeve ku dilnin më shumë vota sesa votues, bojkotin masiv që i bënë shqiptarët asaj farse dhe për goditjen fatale që i dha raporti i OSBE ODHIR-it.

Në atë kohë nuk kishte lëvizje më të mirë për të harruar këtë zinxhir diskreditues sesa shpallja për shkarkimin e presidentit.

Sot, situata është krejt e ndryshme. Regjimit të Ramës po i del boja lokalisht dhe ndërkombëtarisht. Perendimorët i kërkojnë vendime konsensuale dhe i kushtëzojnë me to hapjen reale të negociatave.

Venecia i ka nxjerrë në pah fytyrën autarkike të qeverisjes duke i rrëzuar edhe ligjet kundër mediave edhe kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Diplomatët në Tiranë po e shohin gjithnjë e më shumë si një lider që i kanë dhënë më shumë kredite se sa meriton, ndaj tani duhet kufizuar.

Pikërisht kjo është situata e re, në të cilën Rama nuk ka dashur ti shtojë edhe një tjetër andarrallë të panevojshme vetes duke dhënë imazhin e kapësit të pushtetit të fundit që ka mbetur jashtë zgjedhës së tij.

Kaq i thjeshtë është ndryshimi i tij i kursit në raport me Metën.

Por, arsyet taktike të këtij konvertimi kanë pak rëndësi. Edhe nëse e bën për të përmirësuar imazhin, apo thjeshtë për të krijuar një diversion të ri në radhët e kundërshtarëve (njëherë sikur afrohet me PD e njëherëë me LSI-në), përfundimi që ne nxjerrim është i njëjtë: argumentave publikë të Edi Ramës, nuk i duhet besuar.

Sepse ai është në gjendje, të na thotë edhe se presidenti duhet shkarkuar edhe se ai duhet mbajtur. Sepse ai është i aftë të votojë edhe se Meta e ka shkelur Kushtetutën, por edhe se kjo nuk përbën një krim të rëndë.

Sepse ai nuk ka skrupuj të na mbushë mendjen se seriozitetit të shtetit i shërbehet edhe duke ndryshuar kreun e tij edhe duke e ruajtur atë në post.

Sikur edhe vetëm për të shijuar këto pirueta qesharake, kjo farsa një vjeçare e komisionit hetimor te Hulusi Manjës, i’a vlente të zhvillohej. /Lapsi.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situata në akset rrugore pas shiut, Balluku: Gjithçka është nën kontroll

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka folur në lidhje me situatën e akseve rrugore, për shkak të përkeqësimit të motit. Ministrja thekson se...

Britani/ Protestë kundër masave kufizuese, qytetarët përplasen me policinë

Të paktën 15,000 persona janë mbledhur në sheshin Trafalgar në Britaninë e Madhe, për të protestuar kundër vendosjes së karantinës. Të pranishmit në protestën që...

Taksa e sheshtë 9%, Basha: Do të konsolidojë shtresën e mesme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës do të konsolidohet shtresa e mesme e...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Donte t’i merrte pasurinë/ 27-vjeçarja pajton vrasës me pagesë për të ekzekutuar futbollistin

Policia turke ka arrestuar një 27-vjeçare, e cila akuzohet se kishte pajtuar vrasës me pagesë për të eliminuar burrin futbollist. Yagmur Asik ishte divorcuar nga...