Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në Kuvend theksoi se Presidenti Ilir Meta duhet shkarkuar.
Rama pohoi se Kreu i Shtetit meriton të shkarkohet, ndërsa shtoi në vijim se pavarësisht mendimit që ka ndaj Metës, ka zgjedhur që t’i nënshtrohet rekomandimit të Venecias dhe të bjerë dakord me të:
“Mendojmë që shkeljet janë shumë të rënda, por ne asnjëherë nuk i kemi thënë vetes se jemi të pagabueshëm! Ne mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar.
Ilir Meta meriton të shkarkohet, por meqë kemi këtë rekomandim nga Venecia atëherë ne i nënshtrohemi… në fund të fundit, çfarë iku, iku!
Kushtetuta e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë mbi vendimin e parlamentit mbi ndryshimet e kushtetutës, as nuk i kërkohet fare që të ketë një opinion.
Të gjithë do i nënshtrohen ndryshimeve të 30 korrikut. 30 korriku nuk lëviz”.