Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Tetë persona humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Bilanci në Kosovë/ Tetë persona humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

Situata nga koronavirusi në Kosovë duket mjaft e rëndë, teksa numri i rasteve të reja vijon të jetë tepër i lartë.

Ditën e djeshme, Kosova regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja brenda 24 orëve, mbi 200 të tilla. Ndërsa sot bilanci është ulur duke shkuar në 181 raste të reja. Edhe pse një shifër më e ulët se e djeshmja, sërish vijon të mbetet mjaft e lartë.

Kështu shkon në 6,467 numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vendin fqinj. Një rritje është evidentuar edhe në numrin e viktimave, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima. Deri më tani, në Kosovë kanë humbur jetën 158 persona nga COVID-19.

Deklarata e plotë:

136 TË SHËRUAR DHE 181 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Tags: bilanciinfektuarkosovaviktima

TË LIDHURA

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë
Rajoni

Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë

14:30 | 16/03/2026
Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Next Post
Përfundoi mandatin në Gjykatën e Lartë, KLGJ i jep 6 mundësi Dvoranit

Përfundoi mandatin në Gjykatën e Lartë, KLGJ i jep 6 mundësi Dvoranit

“Hajde ta qep mami”/ Rita Ora shfaq format me bluzën e hapur, e ëma i flet shqip

"Hajde ta qep mami"/ Rita Ora shfaq format me bluzën e hapur, e ëma i flet shqip

SPAK zgjedh të hënën kreun e FBI-së shqiptare

SPAK zgjedh të hënën kreun e FBI-së shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve
Bota

Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve

by mirseda
19:52 | 16/03/2026
0

Greqia është goditur sot (16 mars) nga një tjetër tërmet, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët....

Rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton Kuvendin: Axhendë personale e Ramës

Rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton Kuvendin: Axhendë personale e Ramës

19:47 | 16/03/2026
Nava, këngëtarja AI që frymëzon gratë iraniane për rezistencë

Nava, këngëtarja AI që frymëzon gratë iraniane për rezistencë

19:30 | 16/03/2026
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

19:11 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com