Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bankat shtrëngojnë kushtet e kredisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bankat shtrëngojnë kushtet e kredisë

Marrja e një kredie në banka është bërë më e vështirë pas pandemisë, si për bizneset ashtu dhe për individët.

Nga ana tjetër edhe kërkesa për hua ka rënë ndjeshëm.

Banka e Shqipërisë në vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë konstatoi se “Bazuar në vlerësimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Në reflektim të situatës dhe pasigurisë së lartë prej pandemisë, bankat aplikuan standarde më të shtrënguara si në kreditë akorduar bizneseve, ashtu edhe në kreditë e dhëna individëve, në të gjitha nënkategoritë përbërëse.

Në të njëjtën linjë me standardet, bankat shtrënguan edhe termat e kushtet e kreditimit në kreditë e reja për bizneset dhe individët”.

Sipas vrojtimit, Kërkesa për kredi u perceptua në rënie të theksuar si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga individët.

Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin të shtrëngojnë standardet e kreditimit për bizneset, veçanërisht në kreditë dhënë për financimin e investimeve.

Në të kundërt, bankat shprehen për lehtësim të pritur të standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e tretë.

Kërkesa për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2020, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë më e lartë si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga ana e individëve.

Kërkesa për kredi nga ana e bizneseve pritet të nxitet nga kreditë për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, ndërkohë që ajo nga ana e individëve prej kredisë konsumatore.

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në atë të biznesit të madh.

Po ashtu, standardet e kreditimit u raportuan më të shtrënguara edhe në kreditë dhënë për mbulimin e nevojave për likuiditete, apo për financimin e investimeve.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bankat presin që të vijojë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset, në të dyja ndarjet e tij sipas kriterit të madhësisë, si edhe në kreditë për qëllim investimi.

Standarde të pandryshuara kreditimi priten të aplikohen vetëm mbi kreditë e akorduara për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues.

Të gjithë faktorët që përcaktojnë standardet e kreditimit për bizneset u vlerësuan në kahun shtrëngues.

Shtrëngimi i standardeve u ndikua veçanërisht nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të; aftësinë paguese të kredimarrësit si edhe me kolateralin.

Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ishte faktor i rëndësishëm në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset.

Përzgjedhja nga një numër më i lartë bankash i faktorëve të mësipërm si përcaktues në shtrëngimin e standardeve të kreditimit solli thellim të mëtejshëm të balancave negative që përfaqësojnë secilin prej tyre.

Bankat kanë cilësuar pandeminë dhe pasiguritë e lidhura me të, si faktorë dominues në shtrëngimin e standardeve të kreditimit në këtë tremujor.

Interes më i lartë për kreditë me rrezik

Kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve u shtrënguan në tremujorin e dytë. Pothuajse të gjithë elementet që formojnë kushtet e termat e kreditimit u raportuan më të shtrënguara nga një tremujor më parë.

Kushtet çmim u shtrënguan në sajë të marzheve më të larta të aplikuara si mbi kreditë me rrezik, ashtu edhe ato normale.

Shtrëngimi i kushteve jo çmim u shpreh në reduktim të madhësisë së kredisë, shtim të kërkesës për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe kushtëzime më të larta në marrëveshjet e kredive.

Në të kundërt, zgjatja e maturitetit maksimal të kredisë akorduar për bizneset,u raportua si i vetmi faktor me ndikim lehtësues në kushtet e termat e kreditimit në tremujorin e dytë.

Sipas gjykimit të bankave, kushtet dhe termat e kreditimit u ndikuan negativisht nga perceptimi për rrezik të shtuar, si edhe tolerancë më të ulët të bankave ndaj rrezikut, nxitur prej situatës së paprecedentë të shkaktuar prej Covid-19.

Nga ana tjetër, trysnia e shtuar nga konkurrenca u raportua si faktor me ndikim lehtësues në kushtet e termat e kreditimit për bizneset.

Kërkesa për kredi nga bizneset në rënie

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rënie edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Kërkesa më e ulët për kredi ishte e shpërndarë në të gjitha kategoritë e madhësisë së biznesit.

Gjithashtu, kërkesë e dobët u vlerësua si për kreditë dhënë me qëllim financimin e investimeve, ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditete.

Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin rritje të kërkesës për kredi si nga biznesi i vogël e i mesëm, ashtu edhe nga ai i madh. Në terma të qëllimit të përdorimit, rritja e pritur e kërkesës për kredi është e përqendruar vetëm në kreditë për likuiditete, ndërkohë që ajo për investime pritet sërish në rënie.

Bazuar në gjykimet e bankave, kërkesa e ulët për kredi nga ana e bizneseve në tremujorin e dytë u ndikua nga përkeqësimi i besimit të biznesit; rënia e theksuar e nevojave për financimin e investimeve; situata aktuale ekonomike dhe perspektiva e saj; si edhe nevoja më e ulët për financim për bashkimin apo ristrukturimin e kompanive.

Si faktorë me ndikim pozitiv në zgjerimin e kërkesës për kredi u raportuan nevojat më të larta për rifinancimin/ristrukturimin e borxheve ekzistuese, mungesa e burimeve alternative të financimit në formën e kredive nga bankat e tjera dhe nga institucionet financiare jo banka, si edhe niveli i favorshëm i normave të interesit.

Si faktor që ka zgjeruar kërkesën për kredi gjatë këtij tremujori, në gjykimin e bankave ishte edhe skema e garancisë sovrane, ofruar nga qeveria shqiptare në mbështetje të sektorëve të prekur prej efekteve negative nga Covid-19.

Më e vështirë edhe për individët të marrin hua

Standardet e kreditimit për individët vijuan shtrëngimin edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në kreditë për blerje banesash, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bankat presin t’i lehtësojnë standardet e kreditimit për individët, si në kreditë për blerje banese, ashtu edhe ato konsumatore.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, të gjithë faktorët që ndikojnë standardet e kreditimit për individët u raportuan në kahun shtrëngues.

Balancat më të theksuara negative erdhën kryesisht nga treguesit e lidhur me perceptimin për rrezik të shtuar lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të ;aftësinë paguese të kredimarrësit; zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave; si edhe kolateralin dhe tolerancën më të ulët të bankave kundrejt këtij rreziku.

Kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Shtrëngimi i tyre u arrit nëpërmjet kushtëzimeve më të larta në marrëveshjet e kredisë, reduktimit të madhësisë së kredisë dhe shtimit të lehtë të marzheve mbi kreditë me rrezik.

Shtrëngimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët u diktua nga perceptimi për rrezik të shtuar nga ana e bankave, si edhe nga një tolerancë më e ulët ndaj rrezikut.

Kërkesa e individëve për kredi u perceptua me rënie të theksuar edhe në tremujorin e dytë të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020,kërkesa për kredi e individëve pritet të rritet disi, e përqendruar vetëm në kreditë konsumatore.

Sipas gjykimit të bankave, pothuajse të gjithë faktorët që ndikojnë kërkesën për kredi të individëve kanë qenë në kahun negativ në tremujorin e dytë të vitit.

Kështu, nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, shtimi i kredive në bankat dhe institucionet e tjera financiare jobanka, zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe rënia e besimit konsumator sollën reduktimi ne theksuar të kërkesës për kredi në tremujorin e dytë të vitit.

Po ashtu, bankat kanë vlerësuar se në tremujorin e dytë të vitit rënia e të ardhurave dhe pasiguria financiare për të ardhmen, të shkaktuara nga zgjatja e periudhës së pandemisë, ishte një prej faktorëve kryesorë që solli rënien e kërkesës për kredi.

I vetmi faktor që vlerësohet të ketë shtuar kërkesën për kredi nga ana e individëve është raportuar rifinancimi/ristrukturimi i borxhit ekzistues. /Monitor

Tags: bankakredikushte

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

14:36 | 09/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Next Post
Vaksina e Oksfordit me rezultate pozitive/ OBSH: Kemi ende punë përpara

Vaksina e Oksfordit me rezultate pozitive/ OBSH: Kemi ende punë përpara

Nis protesta para kryeministrisë, pronarët e bareve dhe artistët përplasen me policinë

Nis protesta para kryeministrisë, pronarët e bareve dhe artistët përplasen me policinë

Video/ Neymar dhuron show në stërvitje, shkatërron shokun e skuadrës me një lëvizje

Video/ Neymar dhuron show në stërvitje, shkatërron shokun e skuadrës me një lëvizje







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com