E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Vaksina e Oksfordit me rezultate pozitive/ OBSH: Kemi ende punë përpara

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OKB) ka përshëndetur sot progresin e bërë në rrugën drejt vaksinës së koronavirusit, por shton se ka ende punë për t’u bërë për frenimin e pandemisë.

Drejtori i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan, ka përgëzuar shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit që po merren e zhvillimet e vaksinës.

“Ky është një rezultat pozitiv, por mbetet ende shumë rrugë për t’u bërë. Por është gjë e mirë që të shohësh më shumë të dhëna dhe më shumë produkte po lëvizin në këtë fazë shumë të rëndësishme të zbulimit të vaksinës”, tha ai në një prononcim nga Gjeneva.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Ghebreyesus Adhanom gjithashtu theksoi se çdo vaksinë e suksesshme duhet të jetë e arritshme për të gjithë.

Ai tha se shumë vende po shohin avantazhet e bërjes së vaksinës “një e mirë publike globale”, por disa janë “duke shkuar në drejtim të kundërt”.

“Kur nuk ka konsensus, në të vërtetë ajo mund të jetë e disponueshme nga ata që kanë para dhe ata që nuk mund ta përballojnë, mund të mos kenë qasje tek vaksinat”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...