Kryeministri Rama shquhet për detajet në veshjet e tij. Sot në mbledhjen e Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama u shfaq me një maskë të zezë. Vihej re lehtësisht se maska e Ramës është një copë e zezë, e personalizuar.
Kjo pasi sipër saj është qëndisur simboli ynë kombëtar, ai i shqiponjës dykrenare.
Rama shquhet për mesazhet që jep përmes spilave nëpër xhaketa, formave të larmishme të kollareve apo detajeve të tjera në veshje. Edhe këtë herë ia ka dalë mbanë që të marrë vemendjen e duhur.