Presidenti Hashim Thaçi ka shpërndarë një album fotosh, ku demostrojnë eksperiencën e tij në Hagë ku u intervistua për 4 ditë, lidhur me aktakuzën për krime lufte.
“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan ai bashkëngjitur fotove në fjalë.
Dje presidenti Thaçi deklaroi se sakrifica për liri, nuk mund të zhbëhet duke theksuar se historia e luftës Çlirimtare nuk mund të rishkruhet nga askush. Gjatë fjalës së tij, presidenti kosovar theksoi se sipas tij, ky proces do të vulosë rolin e UÇK, ndërsa shtoi se Kosova duhet të vendoset mbi dallimet partiake.