Pasi marrim ngjyrën e çokollatës aq të dëshiruar nga të gjithë në plazh, dëshira është që ta mbajmë për një kohë të gjatë. Pas ditëve dhe orëve të gjata në diell, këshilla që vlen për këdo është kujdesi për trupin.
Nga rrezet e diellit, por edhe nga djegia, shtresat e lëkurës ndahen nga njëra-tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave.
Për ta shmangur këtë, gjatë dushit përdorni kremra ose sapunë me kokrriza, scrub-e, që lëkura të pastrohet më lehtë dhe të ndihmojnë të kesh lëkurë uniforme.
Mjafton të bëni dy-tre herë në javë scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye, ju vjen në ndihmë scrubi.