Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Zgjedhjet në Kosovë të dielën! Për herë të parë do të hapen qendra votimi edhe në ambasada për emigrantët

1 vit ago
in Kosovo
Zgjedhjet në Kosovë të dielën! Për herë të parë do të hapen qendra votimi edhe në ambasada për emigrantët

Të dielën e 9 shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 75 mijë 868 qytetarë, brenda dhe jashtë vendit.

Procesi organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 38 komuna të Republikës së Kosovës të dhe procesi i votimit është i mundur në 941 qendra të votimit, prej të cilave 38, nga një e
tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

KQZ të premten ka miratuar planin operacional për ditën e zgjedhjeve.

Arianit Elshani – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Raportimi për pjesëmarrje në zgjedhje do të bëhet në tre terminë, fillimisht do të bëhet njoftimi për hapjen e vendvotimeve, më pas në orën 11:00 njoftimi për pjesëmarrjen deri në orën 11:00, pastaj dalja deri në orën 15:00 dhe dalja në orën 19:00”.

Alban Krasniqi – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Nesër në qendrat komunale të numërimit dërgohen në tërësi materiali zgjedhor, pra është proces që po vazhdon dhe do të bëhet rregullimi e sortimi i tyre”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë procesin zgjedhor për herë të parë më tetë shkurt në përfaqësitë diplomatike në 43 vendvotime në kuadër të 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 19 shtetet të ndryshme të botës.

Të drejtë vote kanë 20,324 shtetas të Kosovës të regjistruar si votues jashtë vendit dhe që kanë zgjedhur të votojnë fizikisht.

Arianit Elshani – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Qendra e parë që do të hapet është ajo në Turqi dhe më e vonshmja që do të mbyllet është ajo në Amerikë dhe Kanada”.

Sa i përket materialit zgjedhor që do të transportohet për dhe nga shtetet e ndryshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të bëhet me kombi bus apo postë diplomatike, pasi ka dështuar arritja e kontratës me postën e shpejtë.

Sa i përket mundësive për keqpërdorim gjatë bartjes së fletëvotimeve në Kroaci, ku Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se ka nisur hetim ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi tha se po hetohet e gjithë procedura.

Kreshnik Radoniçi – kryetar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Stafi i të gjitha ambasadave është nominuar dhe emëruar nga ne që të jetë pjesë e tërheqjes së tyre, por se si ka shkuar aty procedura saktësisht, nuk e dimë”.

Deri më 8 shkurt kanë të drejtë vote edhe 84,600 shtetas të Republikës së Kosovës të regjistruar si votues nga jashtë dhe që kanë zgjedhur votimin me postë.

Votën e tyre do të mund ta dërgojnë në kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 23 shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë.

TË LIDHURA

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve
Kosovo

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

19:50 | 08/04/2026
Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup
Kosovo

Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

17:20 | 06/04/2026
Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje
Kosovo

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

18:41 | 04/04/2026
Next Post
A do të kenë ndikim marrëdheniet me SHBA-të në zgjedhjet në Kosovë?

A do të kenë ndikim marrëdheniet me SHBA-të në zgjedhjet në Kosovë?

‘Jo një, por 6 hyrje të reja…’, shtëpia e BBVA pritet të ‘shkundet’, ja si pritet të ndryshojë loja

‘Jo një, por 6 hyrje të reja…’, shtëpia e BBVA pritet të ‘shkundet’, ja si pritet të ndryshojë loja

Tragjike, detaje nga humbja e jetës së 12-vjeçares në Sukth: Kishte dridhje në gjithë trupin, u fut me urgjencë në skaner

Tragjike, detaje nga humbja e jetës së 12-vjeçares në Sukth: Kishte dridhje në gjithë trupin, u fut me urgjencë në skaner







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

by mirseda
21:20 | 10/04/2026
0

Këshilltari për Sigurinë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Ermal...

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin

21:01 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com