Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela shprehet se nëse do vendosej për lista të hapura, atëherë Sokol Olldashi mund ta rrëzojë Bashën nga PD.

Sipas avokatit, listat e hapura do të bënin që as Basha dhe as Rama të mos fitonin mandatin e deputetit. Ai thekson se më i frikësuar nga listat e hapura është Basha, i cili sipas Ngjelës po i luan të gjithë gurët që ky sistem të mos aplikohet.

Postimi i plotë:

Janë tre kërcënime që po i vijnë ndërkohë korrupsionit të lartë shtetëror: nga reforma në drejtësi, nga reforma antikorrupsion dhe nga reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura.
Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partintë Demokratike.

l.
Duhet të theksojmë se likuidimi i klasës së lartë politike si goditje kryesore do të vijë nga funksionimi i SPAK- ut, domethënë nga fillimi i hetimit gjyqësor kundër pushtetarëve të lartë: përkatësisht nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nga Prokuroria e Posaçme dhe nga Gjykata e Posaçme.
Këtyre tani po iu shtohet edhe reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura, dhe prandaj çështja e likuidimit të tyre bëhet edhe më e plotë.

Prandaj, nëse opozita parlamentare qëndron për listat e hapura, atëherë SPAK- ut, që tani është kërcënimi i tyre antikorrupsion, i shtohet edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura.

Kjo na jep të kuptuar se, ata të korruptuar të lartë që mund të shpëtojnë nga SPAK – u, do të rrëzohen me anë të listave të hapura. Por, a e dinë ekspertët ndërkombëtarë këtë fakt? Sigurisht që ata janë të qartë dhe mendohet se, pikërisht për këtë, do ta përkrahin iniciativën e opozitës parlamentare, të cilën ata vetë e kanë inkurajuar për të mos e prishur Parlamentin me shpërndarje të tij.

ll.
As Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë nëse vendoset sistemi me lista të hapura. Dhe si rrjedhojë, do të rrëzoheshin edhe si kryetarë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Pikërisht me këtë arsye, me vendosjen e sistemit të listave të hapura, rrëzohet përfundimisht tirania partiake e dy kryetarëve të partive të mëdha, të cilët janë në krye të tyre jo me zgjedhje, por me uzurpim korruptiv.

lll.
Të dyja partitë e mëdha të Shqipërisë, PD dhe PS, nuk i kanë kryetarët e tyre rezultat i zgjedhjeve respektive në partitë e tyre, por si rezultat direkt i korrupsionit. Është forca e korrupsionit si blerje individësh ajo që i ka bërë kryetarë partish, që të dy: edhe Bashën, edhe Ramën.
Realisht, pikërisht ky është shkaku që nuk dalin dot deputetë me lista të hapura, sepse, në funksion të këtyre listave, bazat e partive do të zgjedhin individin me karrierë politike dhe jo flukset pa përkrahje që kanë implementuar në strukturat e partive të tyre Rama dhe Basha.

Për ta kuptuar edhe më qartë këtë, na duhet të theksojmë se, të dy këta kryetarë kanë ngjashmëri të plotë me njëri-tjetrin në ngritjen e tyre nëpër postet e tyre si pronarë të partive që përfaqësojnë.
Po, cili është ngjasimi i lansimit
politik në karrierën politike të Ramës dhe Bashës?

1.Të dy këta po njëlloj, njëri pas tjetrit, eliminuan kongreset për zgjedhjen e kryetarit të partisë, duke futur skemën “një anëtar një votë”.
Kjo ndodhi, sepse kuptohet që këta nuk e manipulonin dot kongresin zgjedhor të partive të tyre për votën e kryetarit, ngaqë as Rama dhe as Basha nuk kishin lidhje organike me partitë që donin të rrëmbenin. Prandaj, kongreset partiakë, nuk do t’i zgjidhnin.
Kurse votimin “një anëtar një votë”, e manipulonin me bandat e tyre. Ashtu siç e manipuluan.

  1. Të dy e kanë marrë partinë duke qenë më parë, njëri pas tjetrit, kryetarë të Bashkisë së Tiranës.
  2. Të dy nuk kanë profesion që të njohin ose ligjin ose tregun, dhe janë manipulues të ngjashëm në blerjen e partive me leje ndërtimi. Në fakt Basha kishte edhe ndihmën e bandave të Saliut që i dhanë sigurimin e manipulimit të procesit partiak zgjedhor kundër Sokol Olldashit.
    Por tani, me lista të hapura, si mendoni ju, Bashës nuk do t’i ringjallet Sokol Olldashi? E pra…

lV.
Por tani, që të dy këta kryetarë: edhe Rama, edhe Basha, janë drejt likuidimit: sepse, edhe nëse i shpëtojnë SPAK-ut, sistemi zgjedhor me lista të hapura i rrëzon që të dy si kryetarë të PD -së dhe PS -së.

Por kjo, në fakt, do të varet nga qëndresa e opozitës parlamentare. Nëse kjo opozitë qëndron, maxhoranca nuk i ka votat në Parlament. Kurse opozita parlamentare e ka interes kryesor për mbijetesën e saj këtë sistem. Pikërisht kjo është arsyeja që ajo nuk do të tërhiqet.

Ndërkohë, për arsyen Olldashi që përmendëm më lart, është kuptuar se më i shqetësuari për listat e hapura është Lulzim Basha. Ai po i luan të gjithë gurët që sistemi elektoral me lista të hapura të mos aplikohet; por shenjat janë që ai do të aplikohet, sepse mosvotimi parlamentar nga opozita krijon krizë të cilën nuk mund ta lejojnë ndërkombëtarët.

E pra: shqiptarët tani janë me shpresë, sepse me SPAK-un dhe listat e hapura do të çlirohen nga tirania korruptive e liderëve retrogradë që kanë shkatërruar mirëqenien e shqiptarëve në mbi njëzet e pesë vjet rresht.

 

Tags: bashalistat e hapuraramaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
Si ta përballoni më lehtë tradhtinë

Si ta përballoni më lehtë tradhtinë

Luis Suarez mban gjallë shpresat e Barcelonës

Luis Suarez mban gjallë shpresat e Barcelonës

Hashim Thaçi takohet me Metën në Durrës

Hashim Thaçi takohet me Metën në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com