Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka reaguar sërish për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore. Maliqi shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, se PPE kërkon që të votohet marrëveshja e datës 5 qershor në rezidencën Amerikane.
Nëse kjo nuk ndodh dhe do të ketë sabotim të marrëveshjes nga Rama, sipas Maliqit, dështimi i kryeministrit do të jetë fatal.
Ai shprehet më tej se kriza e rëndë politike, ekonomike dhe e sigurisë në vend, do të zgjidhet me zgjedhjet e lira e demokratike. E sipas tij, ndryshimi do ndodh!
Statusi
PPE te votohet marrëveshja e reformes zgjedhore e dt.5 Qershor ne rezidencen Amerikane. Faktori nderkombtar dhe sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo pershendeten marreveshjen. Zgjedhjet lokale dhe parlamentare jane afer, cdo manover e Ramziut per sabotimin e marreveshjes dhe ndryshime Kushtetuese do jete fatale per deshtimin qe e pret. Kriza e rende politike ,ekonomike dhe e sigurise ne vend do zgjidhet me zgjedhjet e aferta te lira e demokratike. Ndryshimi do ndodh.